Posts Tagged ‘Varomina’

Varomina, ilaçi i ri bimor që kuron këtë semundje

Shkaku themelor i formimit të tumoreve nuk njihet ende.
Ato që shkencëtarët kanë identifikuar janë rreth 24 substanca kimike, që në kushte të veçanta mund të provokojnë kancerin në trupin e njeriut. Varomina është ilaçi i ri bimor i zbuluar kohët e fundit nga një mjek amerikan që ka gjetur një përdorim të gjerë për kurimin e tumoreve dhe që tashmë mund të gjendet edhe në vendin tonë. Mjeku alternativ Hysni Dankshi, në intervistën e përjavshme për gazetën “Albania”, ka bërë të ditur se falë përdorimit të këtij ilaçi bimor ka arritur ta kurojë këtë sëmundje te dy pacientë, të cilët e kanë kapur sëmundjen që në fillimet e saj. Por përveç këtij ilaçi, një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin dhe kurimin e tumoreve ka dhënë edhe mënyra e mirë e të ushqyerit.
Çfarë tumoresh kuron ky ilaç?
Varomina është një ilaç bimor kundër tumoreve. Ky është një produkt antikanceroz, që ndikon në kurimin e tumoreve të infiltruar malinj dhe beninj. Gjithashtu, ky ilaç ndihmon edhe për kurimin e tumoreve në kokë, eshtra, në zorrën e hollë e të trashë, në organet gjenitale, mushkërinë e bardhë, veshka, prostatë për meshkujt dhe në gji te femrat. Efekte pozitive përdorimi i këtij preparati ka dhënë te moshat e vjetra që vuajnë nga skleroza, te personat me imunitet të zvogëluar të organizmit, te të sëmurët me leuçemi, diabet të theksuar të sheqerit dhe SIDA.
Çfarë efekti kurues ka Varomina?
Varomina stabilizon procesin jetësor të qelizave kanceroze duke ngadalësuar shumëzimin e qelizave malinje, gjë që çon në reduktimin e masës tumorale. Ky ilaç është krijuar për të rigjeneruar qelizat tumorale. Reduktimi i masës së tumorit nga ky ilaç, përveç rikthimit të qelizës në formën fillestare, fiton dhe qelizën e rigjeneruar të organizmit të shëndoshë, ndërsa pas kësaj organizmi fiton imunitet.
Cila është përbërja e këtij ilaçi?
Varomina është e përbërë nga gjethet e thata të Aloe verës dhe disa bimë të tjera. Ilaçi në përmbajtjen e tij nuk ka kurrfarë përbërjeje kimike ose toksike dhe lëndë të tjera jonatyrore, të cilat mund të dëmtojnë të gjitha pjesët e organizmit të njeriut.
Si përdoret ky ilaç?
Varomina ka dy përbërje: Varominën 1 dhe Varominën 2. Varomina 1 pihet 500 ml esëll në mëngjes dhe pas gjashtë orësh pushim fillohet Varomina 2, e cila duhet të përdoret katër herë në ditë nga një lugë gjelle para buke.
Përdorimi i kësaj kure përcaktohet në varësi të sëmundjes, diagnozës dhe ecurisë së saj.

Dieta e shëndetshme mund të parandalojë tumoret

Mijëra studime në botë kanë provuar se rreth 1/3 e tumoreve malinje mund të parandalohen vetëm duke përmirësuar mënyrën e të ushqyerit. Produktet që mund të ndihmojnë në kontrollimin e tumoreve janë të shumta. Por ajo që duhet të kenë më shumë parasysh të sëmurët nga kjo sëmundje është se duhet të konsumojnë sa më shumë grurin, perimet, posaçërisht lakrat dhe lulelakrat, karrotat, kungullin, patatet e ëmbla, çajrat e gjelbërta, bimët bishtajore, si fasulet, bizelet, etj., por edhe domatet e pjekura mirë dhe salcën e domates, vajin e sojës, qumështin me pak yndyrë, ushqimet e detit, produktet e pasura me kalcium dhe me vitaminë D. Rekomandimet e mjekëve këshillojnë se duhen ngrënë më shumë perime, fruta, agrume dhe drithëra, por jo produkte industriale. Perimet e papjekura mirë kanë funksione të ndryshme në mbrojtjen e proteinave dhe stili ushqimor i plotë është në gjendje të ndikojë në hormone dhe metabolizëm. Por një dietë e mirë ndihmon edhe në eliminimin e problemeve të tjera trupore siç janë: pakësimi i insulinës në gjak, pakësimi i kalorive duke ngrënë më pak se e zakonshmja, pakësimi i ushqimeve që rrisin nivelin e gliceminës, i yndyrnave në gjak dhe proteinave të marra nga produktet e mishit të kafshëve. Të gjitha këto përkujdesje ndikojnë për një trup në formë dhe të shëndetshëm. Në këtë mënyrë luftohen edhe sëmundjet e shumta, siç janë dhe tumoret malinje. Nëse këto rekomandime ju bien ndesh me jetën e përditshme, atëherë ndërrimi i mënyrës së të ushqyerit duhet bërë ngadalë, në mënyrë që të arrihet edhe riorganizimi i jetës së përditshme.

Brokulla ndihmon në kurimin e tumoreve në vezore

Tumoret më të shpeshta të vezoreve janë kistet. Këto janë qeska të mbushura me lëng dhe me hormone të ndryshme, të cilat mund të arrijnë dhe në dimensione mjaft të mëdha. Lloji i hormoneve që përmbajnë kistet përcakton dhe shenjat. Kur kistet përmbajnë hormone femërore, sidomos esterogene, japin pubertet të parakohshëm te vajzat e reja, gjakderdhje te gratë, që mund të shfaqen edhe pas ndërprerjes së zakonshme. Mjeku alternativ Hysni Dankshi rekomandon këto kura popullore për kurimin e tumoreve që shfaqen në vezore.
Merrni 4 lugë gjelle me gjethe të përbëra nga 50 gr lëkurë dushku, 40 gr lajthi, 60 gr lule kulumbrie e gjethe plepi të zi. I hidhni në një litër ujë dhe i lini të zbuten për 5-6 orë. Më pas, këtë përbërje e zieni për pesë minuta. Enën e lini të mbuluar në qetësi për 10 minuta. E kulloni më pas duke i hedhur pak lëng limoni dhe e ëmbëlsoni me mjaltë. Ky ilaç rekomandohet të përdoret nga 1 filxhan çaji tri herë në ditë.
Brokulla është një perime e mrekullueshme që bëhet sallatë, por më të efektshme për kurim janë rrënjët e bimës dhe jo lulja. Merrni 2 herë nga 1 lugë kafeje me rrënjë të thata e të grimcuara të brokullës. Këtë masë e zieni me një filxhan çaji uji dhe pijeni për 1-2 muaj rresht. Brokulla ndihmon në rritjen e imunitetit dhe rezistencës së organizmit dhe lufton qelizat kanceroze në këtë organ. Po kështu veprohet edhe për tumoret në mitër.

Vera lufton tumoret

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Thessaly kanë dalë në përfundimin se pak gota verë në javë ndihmojnë çdo njeri për të qenë në formë të shkëlqyer shëndetësore. Shkencëtarët kanë zbuluar se hardhitë dhe bishtajat e rrushit, si të bardhë ashtu edhe të kuq, kanë polyfenol, i cili ndikon pozitivisht në qelizat e njeriut kundra baktereve dhe enzimave. Sipas shkencëtarëve, këta përbërës të verës ndihmojnë në luftën ndaj tumoreve. Ky zbulim është paraqitur në Detrop në Thesaloniqi të Greqisë. Profesori i biokimisë, Dimitris Kouretas, në Universitetin e Thessalys ka punuar për këtë zbulim që prej vitit 2004.

Shkaku i formimit të tumoreve

Nuk njihet shkaku themelor i formimit të tumorit malinj. Ka nga ata që mendojnë se ai vjen si rrjedhojë e disa kushteve të trashëguara të sëmundjes ose nga disa kushte të jashtme, si viruset, por edhe si pasojë e përdorimit të gjatë të duhanit. Në të vërtetë, sipas shkencëtarëve, tumori malinj nuk është i trashëgueshëm. Fakti që të afërmit tanë mund të kenë vuajtur nga kjo sëmundje nuk do të thotë se ne jemi të disponuar që të kalojmë të njëjtën sëmundje. Madje, as ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj “helmit” të duhanit nuk mund të dënojë me këtë sëmundje. Sidoqoftë, asnjë substancë kancerogjene e veçuar nuk mund të jetë shkaku direkt i tumorit, por provokon forma malinje vetëm nëse shkakton ndryshime kimike në brendësi të qelizave të trupit. Sipas shkencëtarëve, as ky nuk është shkaku i formimit të tumoreve. Deri sot, shkencëtarët kanë identifikuar rreth 24 substanca kimike, të cilat në kushte të veçanta mund të provokojnë kancer në trupin e njeriut. Kjo listë shtohet gjithnjë me vazhdimin e kërkimeve që bëhen dhe ajo përmbledh edhe mbeturinat industriale, tymin e makinave, helmet e ndryshme bujqësore dhe disa prej materialeve të ndërtimit. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe rrezet diellore, sidomos rrezet X dhe ato atomike.

Për më shumë informacion ju mund t’i drejtoheni mjekut alternativ Hysni Dankshi në këtë adresë: Tiranë. Kryqëzimi i Rrugës së Durrësit, poshtë Muzeut Kombëtar, mbrapa Procredit Bank. Nr. cel. 0692106127