Kurat popullore për gjëndrat tiroide

Gjëndrat tiroide (me mungesë dhe tepricë jodi), gjenden në pjesën e mesme të fytit dhe shërbejnë për të rregulluar metabolizmin me hormonet e tij. Me fjalën metabolizëm, shprehet shpejtësia ose frenimi i djegies së substancave ushqimore në inde për të prodhuar energji, si edhe për zhvillimin e organeve të ndryshme të trupit. Funksioni i gjëndrave tiroide varet shumë dhe nga sasia e jodit që hyn në organizëm. Gjëndrat tiroide kanë këto shenja: dalja jashtë e kokërdhokëve të syrit, sytë janë të shkëlqyeshëm e të gjallë, kanë dridhje duarsh, kanë dobësim trupi, rrahjet e zemrës bëhen më të shpeshta dhe më të forta. Të sëmurët me gjëndra tiroide preken shpejt, qajnë për hiç gjë, kanë dhimbje koke, lëkura rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë heqje barku, çrregullime menstruacionesh tek gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes. Funksioni i gjëndrës tiroide dobësohet nga ndikimi normal i gjëndrës së hipofizës mbi tiroiden dhe shkakton çrregullimet që prekin gjëndrën. Këto janë shenjat që tregojnë funksionimin e hipertireozës, pra ulja e funksionit. Kurse hipertireoza (shtim i funksionit), për të cilin do të flasim më poshtë, është një sëmundje që prek më tepër gratë. Gjëndra prodhon më shumë hormone, kështu që trupi pëson disa çrregullime me rëndësi, siç ishin ato që përmendëm më lart në hipertireozë me ulje të funksionit, sepse shenjat janë të njëjta.
Struma
Është një sëmundje që shoqërohet me zmadhimin e gjëndrës tiroide, shfaqet më tepër tek gratë në çdo moshë. Gjëndrat zmadhohen në forma dhe mënyra të ndryshme. Për shembull, gjëndrat zmadhohen në mes ose në të dyja anët, apo njëra anë me përmasa të ndryshme, disa herë në një kohë të shkurtër, disa herë gradualisht. Gusha endemike (struma), quhet ajo sëmundje që shkaktohet nga mungesa e jodit në vendet malore. Personat shqetësohen nga pamja jo e bukur e fytit. Zakonisht gjëndrat tiroide me mungesë jodi gjenden tek personat në vendet malore, kurse ato me tepricë të jodit, në bregdet. Ka raste shumë të rralla që tek ndonjë person ndodh e kundërta. Gjëndrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për kurim, sesa ato me mungesë jodi.
Kurimi për mungesë jodi
Në 1 litër raki të fortë rrushi 18 gradë, tretni 1 kg sheqer dhe pastaj hidhen 40 kokrra arra të vogla (kur kanë push përsipër). Ena mbulohet dhe mbahet 40 ditë në vende të errëta. Pihet 1 filxhan, 2 herë në ditë, në mëngjes esëll dhe në darkë para gjumit. Kjo është metoda për personat që vuajnë nga mungesa e jodit. Personat që kanë gjëndra tiroide me mungesë jodi, duhet të mbajnë te koka e krevatit një degë pishe me bohçen e saj, që çliron jod me grykë hapur nga darka në mëngjes. I sëmuri me tiroide duhet të konsumojë sa më shumë hurma të pjekura mirë, mundësisht të qullosura. Pra në vjeshtë, kur është dhe stina e këtij fruti, të hahen 1 orë para buke nga 6-10 kokrra për 30 ditë.
Ata që vuajnë nga gjëndrat tiroide duhet të pijnë çdo ditë lëngun e 1-3 kokrra limoni, ose 50 gr lëvore që zihen në 500 gr ujë për 20 minuta; ky lëng pihet 2 herë nga 1 filxhan kafeje esëll në mëngjes. Duhet të konsumoni edhe mishin e peshkut që rritet në det, që ka shumë jod, dhe jo ata peshq që rriten në liqene me ujëra të ëmbla. Frashërin i bardhë: Zieni një litër ujë, në momentin e zierjes hidhni 7-10 lugë gjellë me bimë të thara dhe të grimcuara. I lini 20-30 minuta dhe i kulloni. Pihen 2 gota ujë në ditë të ëmbëlsuara sipas dëshirës. Unë si mjek kam përgatitur prej shumë vitesh ilaçe popullore për shërimin e gjëndrave tiroide me mungesë të jodit dhe për shërimin e strumës, me të cilët janë mjekuar pacientët.

Falenderim nga pacienti, Arben Collaku

Quhem Arben Çollaku nga Tirana dhe jam 47 vjec. Kam pasur shume probleme me spondiloartoza (cervikale ) te qafes prej shume vitesh dhe  kam perdorur disa mjekime per kete semundje por kam patur pak permiresim . Kur rastesisht ndoqa nje emision  televiziv mjekun alternativ  Hysni Dankshi qe fliste per semundjen time :Atehere u drejtova tek ai per shqetesmin tim  pasi me pa  nje here radiografin qe kisha bere me pare per dhimbjet e mia  te qafes  ai me beri 10 dite fizioterapi kineze (masazh) me vaj edhe me akull  me dha disa ilace bimore te tij  dhe une u permiresova  per dy jave nga gjithe shqetesimet qe kisha  nga kjo semundje profesionale sic eshte  spondiloartoza (cervikale )  .Me kete rast me lindi deshira e madhe  per ta pershendetur doktor  Hysniun, ta falenderoja  perzemersisht per punen e mrekullueshme qe beri tek une  dhe besoj  edhe tek shume paciente te tjere . Pra i uroj atij  mbarsei ne punen e tij fisnike edhe humane  qe tregoi tek une . Nuk mund te gjej fjale te tjera me te mira per te por zoti e bekofte ne pune , ne jete , dhe ne familje .

Me Respekt pacienti Arben Collaku

Si mund të kuroni hipertensionin me kura popullore

Semundja e hipertensionit, eshte pasoje e çrregullimeve te funksioneve te aparateve nervore qendrore, qe marrin pjese ne rregullimin e presionit te gjakut. Por ajo mund te shfaqet edhe me rritjen e moshes si dhe prej semundjeve te veshkave. Moshat e dyta dhe te treta, mbi 45-vjeç, jane kontingjenti me i prekur nga semundja e hipertensionit. Tensioni i larte i gjakut eshte nje semundje, qe behet mjaft serioze gjate stines se veres. Me rritjen e temperatures, sistemi kardiovaskular eshte i pari qe preket, pasi aorta dhe venat e tjera ngushtohen dhe shkaktojne probleme me shendetin. Hipertensioni eshte nje prej semundjeve shume te rrezikshme gjate periudhes se veres. Kjo semundje behet edhe me serioze te personat qe paralelisht vuajne edhe nga semundje te tjera kronike. Per te gjithe keta te semure shume e rendesishme eshte shmangia e ekspozimit ne diell gjate pikut te vapes, pasi mund te pesojne infarkte ose kriza te renda, qe çojne ne humbjen e jetes. Per te lehtesuar disi kete problem, mjekesia popullore vjen ne ndihme me kurat e perftuara nga bimet natyrore.
Simptomat
Shenjat e semundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, ne fazat fillestare, lekundet me ngritje e zbritje dhe me vone stabilizohet me shifra te ngritura. Me zhvillimin e metejshem te semundjes shfaqen dhimbjet e kokes, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit te pulsit si dhe dobesi e pergjithshme. Thellimi i gjendjes se hipertensionit mund te sjelle edhe ndryshime ne zemer, e cila fillon te zgjerohet. Kjo semundje ndonjehere shoqerohet me arteriosklerozen e eneve te gjakut, qe nuk le pa prekur enet koronare qe ushqejne zemren, ngushtimi i te cilave shkakton dhembje ne zonen e zemres, veshtiresi ne frymemarrje gjate sforcimit fizik.
Lengu i limonit
Nje menyre mjaft e suksesshme per uljen e tensionit te larte te gjakut, eshte lengu i limonit. Mjeket popullore rekomandojne pirjen e lengut te perftuar nga shtrydhja e te pakten 4 kokrrave ne dite. Lengu mund te pihet ashtu siç eshte ose i embelsuar. Kura me limon keshillohet te zgjase per 2 muaj. Ne te gjitha semundjet e shkaktuara nga hipertensioni, lengu i limonit jep rezultate shume te mira, per kete arsye mjeket popullore keshillojne qe kjo agrume te konsumohet sa me shpesh per parandalimin e tyre. Megjithate, limoni nuk rekomandohet vetem nese dhimbjet e kokes jane si pasoje e tensionit te larte, por edhe nga faktore te tjere. Per lehtesimin apo ndaljen e dhimbjeve, mjeket keshillojne lengun e limonit, te cilin mund ta shtoni me uje, ne rast se nuk e pini dot siç eshte. Edhe ne semundjet me temperature te larte dhe qe shoqerohen me etje dhe pakesim te urines, lengu i limonit ka dhene efektin e deshiruar. Pirja e menjehershme e lengut ul hipertensionin, normalizon dhe qeteson te semurin. Per kete qellim, mund te perdoren edhe lekurat e thata te limonit, te cilat, pasi hidhen ne nje sasi te vogel alkooli, lihen per 8 dite dhe nga masa e perftuar merren 20 pika qe treten ne uje. Mjekimi me lekurat e limonit ka dhene efekte te menjehershme ne uljen e temperatures dhe lehtesimin e dhimbjeve te kokes. Ne forme gargare, lengu i perftuar nga shtrydhja e limonit dhe shtimi me uje, rekomandohet edhe per infeksionet e gojes. Ne acarimet e mishrave te dhembeve si dhe per te ndalur gjakrrjedhjen, specialistet keshillojne te behet gargare me lengun e limonit, disa here ne dite. Limoni eshte i pasur me vitamine C, vitamine qe parandalon infeksionet dhe ndal hemorragjine. Gjithashtu, gargara me limon sherben ne qetesimin e fytit te skuqur dhe pakeson dhimbjet e shkaktuara prej tyre.
Gjethet e rrushit te zi
Gjethet e rrushit te zi kane dhene nje ndihmese te persosur per problemet e qarkullimit te gjakut. Si per shembull, kembet e renda e te fryra, varicet, hemoroidet, qarkullim jo i rregullt i gjakut etj. Keto gjethe permbajne nje substance qe quhet anthocyanosides e cila i jep gjetheve edhe ngjyren e kuqe gjate stines se vjeshtes. Kjo substance ka per karakteristike aktivitetin vitaminoz te substances “P”, e cila rrit ndjeshem rezistencen dhe tonikun e venave e te arterieve. Per kete rekomandohet qe gjethet e thara te rrushit te zi te lihen ne uje te valuar pergjate 5 deri ne 10 minuta.
Vera e kuqe
Nje menyre tjeter per te ulur rrezikun e semundjeve te zemres eshte pirja e veres se kuqe. Nderkohe, shkencetaret britanike kane zbuluar arsyen perse vera e kuqe parandalon rrezikun e semundjeve te zemres. Ata thone se kjo realizohet pikerisht nga nje lende kimike natyrore qe ndodhet ne veren e kuqe dhe qe pakeson rrezikun e bllokimit te eneve te gjakut. Kjo substance quhet Polifenols dhe ajo gjendet ne lekuren e rrushit te zi dhe te kuq.

Femrat qe konsumojne vaj ulliri, me te mbrojtura nga kanceri i gjirit

Ne mjekesine popullore ulliri perdoret per sherimin e disa semundjeve. Si ilaç popullor nga ulliri perdoren kokrrat, vaji i tij, gjethet dhe levorja e drurit. Kjo peme shumevjeçare eshte cilesuar nga te gjithe mjeket popullore si nje shtyse per t’i dhene harmoni organizmit. Ne intervisten e perjavshme me gazeten “Albania”, mjeku popullor Hysni Dankshi ka shpjeguar efektet kuruese te ullirit dhe menyren e perdorimit te tij. Gjethet e ullirit gjenden ne peme gjate gjithe vitit, por mund te grumbullohen ne muajt dhjetor-shkurt. Keto gjethe thahen dhe mund te perdoren me pas si ilaç bimor ne çdo stine.

Efektet e perdorimit

Vaji i ullirit perdoret gjeresisht per vlerat e tij te larta dietike dhe mjekesore. Gjethet dhe lekura e ullirit permbajne tanine, per kete arsye ato jane te hidhura dhe kane veti rrudhese tonike. Por keto dy pjese te kesaj peme kane dhene rezultate shume te mira kunder semundjes se tensionit te larte, temperatures se larte, arteriosklerozes, etj.

Kura qe rekomandohet

Ne rastet e semundjeve me temperature te larte, gjethet dhe lekura e ullirit kane veti diuretike si dhe pakesojne sheqerin ne gjak. Per keto raste u rekomandohet te gjithe te prekurve nga temperatura e larte qe te perdorin kete kure.
Merren 40-50 gjethe ulliri dhe zihen ne gjysme liter uje derisa te mbetet 3/4 e ujit. Pergatesa ftohet, kullohet dhe me pas hidhet ne te nje luge sheqer ose mjalte. Rekomandohet te pihet nga nje filxhan çaji ne dite.
Çaji i mesiperm ka dhene rezultate te mira edhe ne uljen e tensionit te larte te gjakut. Ulliri eshte nje ilaç popullor qe sherben edhe per sherimin e dhembjeve te stomakut dhe kunder te vjellave. Per te qetesuar dhembjet e stomakut merren 100 gjethe ulliri, te cilat zihen ne nje liter uje derisa te mbetet gjysme litri. Me pas kullohet dhe pihet tri here ne dite nga nje filxhan çaji para buke. Kjo kure duhet te vazhdoje per tri dite rresht.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit tretet mire dhe perthithet lehte nga organizmi. Ai eshte nje qetesues, sepse pakeson dhembjet dhe ndihmon ne tretjen e gureve ne temth.
Por sherimi arrihet duke pire çdo dite nga nje filxhan me vaj ulliri çdo mengjes esell per pese dite radhazi. Vaji i ullirit ndihmon edhe per heqjen e gureve ne veshka si dhe lehteson dhembjet e veshkave. Ai gjithashtu lehteson lirimin e gypit tretes nga mbeturinat ushqimore si dhe lufton kapsllekun dhe kolitin.

Perdorimi

Per keto qellime, vaji i ullirit duhet te perdoret i fresket dhe jo i djegur. Nese ai eshte i djegur e ngacmon stomakun duke shkaktuar djegie ne stomak, sepse mbetet i patretur dhe shkakton dhembje koke. Per sherimin e kapsllekut dhe kolitit, vaji i ullirit perdoret ne kete menyre: Merret nje luge gjelle me vaj ulliri, futet ne nje gote te mbushur deri ne gjysme me uje dhe pihet ne mengjes esell.

Kokrrat e ullirit

Kokrrat e ullirit bejne mire kur i konsumojne ata qe vuajne nga semundja e sheqerit. Eshte e keshillueshme qe diabetiket te hane sidomos kokrra jeshile, te cilat shuajne etjen qe shkakton diabeti. Kokrrat e gjelberta te ullirit sherojne diabetin, por te semuret me kete semundje duhet te hane nga pese kokrra ulliri te gjelberta esell ne mengjes per pese dite rresht.

Vetite dietike dhe fitofarmaceutike

Ullinjte konsumohen si kokrra, te kripur dhe te ruajtur. Vaji i ullirit perdoret gjeresisht per vlerat e larta dietike dhe mjekesore. Ulliri eshte nje peme mjekesore e mrekullueshme. Gjethet e ullirit dhe levoret e degeve permbajne tanine dhe kane shije te hidhur. Vaji i ullirit vepron me efekt edhe kunder krimbave parazitare, duke perdorur dozen e mesiperme. Perdorime te shumta ka gjetur vaji i ullirit per ferkime te ndryshme (masazhe), mbasi ai ka vetine te ruaje trupin te ngrohte. Zbut dhe mbyll plaget e ndryshme dhe mjekon djegiet e shkaktuara ne lekure, duke ndihmuar ne riperteritjen e indeve te demtuara. Zbut floket dhe forcon rrenjen e tyre, duke luftuar zbokthin. Nese vaji i ullirit perdoret si melhem per lyerje, forcon floket dhe ndalon te thinjurit. Me vaj ulliri pergatiten mjaft pomada e preparate te tjera. Pirja e vajit te ullirit eshte e dobishme kunder helmimit. Ky vaj lehteson dhembjet ne lukth dhe zorre dhe mbyt parazitet ne zorre. Lyerja e trupit me vaj ulliri dhe pirja e tij ndihmon ata qe kane probleme me hemorroidet (majasellin). Pirja e vajit te ullirit keshillohet nga mjeket popullore edhe per te semuret me pneumoni. Ullinjte e gjelber kane vlera te shumta ushqyese e gjithashtu forcojne barkun dhe stimulojne potencen seksuale. Ullinjte e hidhur jane te mire per trajtimin e djegieve. Te pertypurit e gjetheve te ullirit ndihmon ne rastet e inflamacionit te mukozes se gojes, herpesit, dermatitit buloz dhe kromes. Nga pomadat dhe preparatet e tjera qe pergatiten me vajin e ullirit mjekohen plage te ndryshme, djegie te lekures, duke ndihmuar ne riperteritjen e indeve te demtuara.
Vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit

Grate qe konsumojne shume vaj ulliri ne ushqimet e tyre jane me pak te rrezikuara nga kanceri i gjirit. Shkencetaret ne Shtetet e Bashkuara kane zbuluar se dieta mesdhetare ne te cilen perdoret shume vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit. Studiuesit qe i botuan rezultatet e punes se tyre ne revisten “Analet e Onkologjise” jane shprehur se acidi oleik qe gjendet ne vajin e ullirit mund te ndihmoje ne kurimin e kesaj semundjeje. Studimet e meparshme kane treguar se per grate qe jetojne ne vendet ku perdoret nje diete e pasur ne proteina, rreziku nga kanceri i gjirit eshte pese here me i larte se ne ato vende ku kultura e te ushqyerit eshte per nje diete me me pak kalori. Megjithate, grate qe ushqehen me vaj ulliri duket se jane te mbrojtura nga ky lloj kanceri. Studiuesit ne Spanje dhe ne SHBA gjeten se nje prej perberesve te vajit te ullirit ul me gjysmen e tyre nivelin e substancave qe shkaktojne kancerin e gjirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze te gjirit treguan se acidi oleik e bente me te efektshem medikamentin qe perdoret kunder kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave qe lufton tumoret. Tani shkencetaret do te shohin nese teoria e tyre provohet gjate eksperimenteve me kaviet.

Varomina, ilaçi i ri bimor që kuron këtë semundje

Shkaku themelor i formimit të tumoreve nuk njihet ende.
Ato që shkencëtarët kanë identifikuar janë rreth 24 substanca kimike, që në kushte të veçanta mund të provokojnë kancerin në trupin e njeriut. Varomina është ilaçi i ri bimor i zbuluar kohët e fundit nga një mjek amerikan që ka gjetur një përdorim të gjerë për kurimin e tumoreve dhe që tashmë mund të gjendet edhe në vendin tonë. Mjeku alternativ Hysni Dankshi, në intervistën e përjavshme për gazetën “Albania”, ka bërë të ditur se falë përdorimit të këtij ilaçi bimor ka arritur ta kurojë këtë sëmundje te dy pacientë, të cilët e kanë kapur sëmundjen që në fillimet e saj. Por përveç këtij ilaçi, një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin dhe kurimin e tumoreve ka dhënë edhe mënyra e mirë e të ushqyerit.
Çfarë tumoresh kuron ky ilaç?
Varomina është një ilaç bimor kundër tumoreve. Ky është një produkt antikanceroz, që ndikon në kurimin e tumoreve të infiltruar malinj dhe beninj. Gjithashtu, ky ilaç ndihmon edhe për kurimin e tumoreve në kokë, eshtra, në zorrën e hollë e të trashë, në organet gjenitale, mushkërinë e bardhë, veshka, prostatë për meshkujt dhe në gji te femrat. Efekte pozitive përdorimi i këtij preparati ka dhënë te moshat e vjetra që vuajnë nga skleroza, te personat me imunitet të zvogëluar të organizmit, te të sëmurët me leuçemi, diabet të theksuar të sheqerit dhe SIDA.
Çfarë efekti kurues ka Varomina?
Varomina stabilizon procesin jetësor të qelizave kanceroze duke ngadalësuar shumëzimin e qelizave malinje, gjë që çon në reduktimin e masës tumorale. Ky ilaç është krijuar për të rigjeneruar qelizat tumorale. Reduktimi i masës së tumorit nga ky ilaç, përveç rikthimit të qelizës në formën fillestare, fiton dhe qelizën e rigjeneruar të organizmit të shëndoshë, ndërsa pas kësaj organizmi fiton imunitet.
Cila është përbërja e këtij ilaçi?
Varomina është e përbërë nga gjethet e thata të Aloe verës dhe disa bimë të tjera. Ilaçi në përmbajtjen e tij nuk ka kurrfarë përbërjeje kimike ose toksike dhe lëndë të tjera jonatyrore, të cilat mund të dëmtojnë të gjitha pjesët e organizmit të njeriut.
Si përdoret ky ilaç?
Varomina ka dy përbërje: Varominën 1 dhe Varominën 2. Varomina 1 pihet 500 ml esëll në mëngjes dhe pas gjashtë orësh pushim fillohet Varomina 2, e cila duhet të përdoret katër herë në ditë nga një lugë gjelle para buke.
Përdorimi i kësaj kure përcaktohet në varësi të sëmundjes, diagnozës dhe ecurisë së saj.

Dieta e shëndetshme mund të parandalojë tumoret

Mijëra studime në botë kanë provuar se rreth 1/3 e tumoreve malinje mund të parandalohen vetëm duke përmirësuar mënyrën e të ushqyerit. Produktet që mund të ndihmojnë në kontrollimin e tumoreve janë të shumta. Por ajo që duhet të kenë më shumë parasysh të sëmurët nga kjo sëmundje është se duhet të konsumojnë sa më shumë grurin, perimet, posaçërisht lakrat dhe lulelakrat, karrotat, kungullin, patatet e ëmbla, çajrat e gjelbërta, bimët bishtajore, si fasulet, bizelet, etj., por edhe domatet e pjekura mirë dhe salcën e domates, vajin e sojës, qumështin me pak yndyrë, ushqimet e detit, produktet e pasura me kalcium dhe me vitaminë D. Rekomandimet e mjekëve këshillojnë se duhen ngrënë më shumë perime, fruta, agrume dhe drithëra, por jo produkte industriale. Perimet e papjekura mirë kanë funksione të ndryshme në mbrojtjen e proteinave dhe stili ushqimor i plotë është në gjendje të ndikojë në hormone dhe metabolizëm. Por një dietë e mirë ndihmon edhe në eliminimin e problemeve të tjera trupore siç janë: pakësimi i insulinës në gjak, pakësimi i kalorive duke ngrënë më pak se e zakonshmja, pakësimi i ushqimeve që rrisin nivelin e gliceminës, i yndyrnave në gjak dhe proteinave të marra nga produktet e mishit të kafshëve. Të gjitha këto përkujdesje ndikojnë për një trup në formë dhe të shëndetshëm. Në këtë mënyrë luftohen edhe sëmundjet e shumta, siç janë dhe tumoret malinje. Nëse këto rekomandime ju bien ndesh me jetën e përditshme, atëherë ndërrimi i mënyrës së të ushqyerit duhet bërë ngadalë, në mënyrë që të arrihet edhe riorganizimi i jetës së përditshme.

Brokulla ndihmon në kurimin e tumoreve në vezore

Tumoret më të shpeshta të vezoreve janë kistet. Këto janë qeska të mbushura me lëng dhe me hormone të ndryshme, të cilat mund të arrijnë dhe në dimensione mjaft të mëdha. Lloji i hormoneve që përmbajnë kistet përcakton dhe shenjat. Kur kistet përmbajnë hormone femërore, sidomos esterogene, japin pubertet të parakohshëm te vajzat e reja, gjakderdhje te gratë, që mund të shfaqen edhe pas ndërprerjes së zakonshme. Mjeku alternativ Hysni Dankshi rekomandon këto kura popullore për kurimin e tumoreve që shfaqen në vezore.
Merrni 4 lugë gjelle me gjethe të përbëra nga 50 gr lëkurë dushku, 40 gr lajthi, 60 gr lule kulumbrie e gjethe plepi të zi. I hidhni në një litër ujë dhe i lini të zbuten për 5-6 orë. Më pas, këtë përbërje e zieni për pesë minuta. Enën e lini të mbuluar në qetësi për 10 minuta. E kulloni më pas duke i hedhur pak lëng limoni dhe e ëmbëlsoni me mjaltë. Ky ilaç rekomandohet të përdoret nga 1 filxhan çaji tri herë në ditë.
Brokulla është një perime e mrekullueshme që bëhet sallatë, por më të efektshme për kurim janë rrënjët e bimës dhe jo lulja. Merrni 2 herë nga 1 lugë kafeje me rrënjë të thata e të grimcuara të brokullës. Këtë masë e zieni me një filxhan çaji uji dhe pijeni për 1-2 muaj rresht. Brokulla ndihmon në rritjen e imunitetit dhe rezistencës së organizmit dhe lufton qelizat kanceroze në këtë organ. Po kështu veprohet edhe për tumoret në mitër.

Vera lufton tumoret

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Thessaly kanë dalë në përfundimin se pak gota verë në javë ndihmojnë çdo njeri për të qenë në formë të shkëlqyer shëndetësore. Shkencëtarët kanë zbuluar se hardhitë dhe bishtajat e rrushit, si të bardhë ashtu edhe të kuq, kanë polyfenol, i cili ndikon pozitivisht në qelizat e njeriut kundra baktereve dhe enzimave. Sipas shkencëtarëve, këta përbërës të verës ndihmojnë në luftën ndaj tumoreve. Ky zbulim është paraqitur në Detrop në Thesaloniqi të Greqisë. Profesori i biokimisë, Dimitris Kouretas, në Universitetin e Thessalys ka punuar për këtë zbulim që prej vitit 2004.

Shkaku i formimit të tumoreve

Nuk njihet shkaku themelor i formimit të tumorit malinj. Ka nga ata që mendojnë se ai vjen si rrjedhojë e disa kushteve të trashëguara të sëmundjes ose nga disa kushte të jashtme, si viruset, por edhe si pasojë e përdorimit të gjatë të duhanit. Në të vërtetë, sipas shkencëtarëve, tumori malinj nuk është i trashëgueshëm. Fakti që të afërmit tanë mund të kenë vuajtur nga kjo sëmundje nuk do të thotë se ne jemi të disponuar që të kalojmë të njëjtën sëmundje. Madje, as ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj “helmit” të duhanit nuk mund të dënojë me këtë sëmundje. Sidoqoftë, asnjë substancë kancerogjene e veçuar nuk mund të jetë shkaku direkt i tumorit, por provokon forma malinje vetëm nëse shkakton ndryshime kimike në brendësi të qelizave të trupit. Sipas shkencëtarëve, as ky nuk është shkaku i formimit të tumoreve. Deri sot, shkencëtarët kanë identifikuar rreth 24 substanca kimike, të cilat në kushte të veçanta mund të provokojnë kancer në trupin e njeriut. Kjo listë shtohet gjithnjë me vazhdimin e kërkimeve që bëhen dhe ajo përmbledh edhe mbeturinat industriale, tymin e makinave, helmet e ndryshme bujqësore dhe disa prej materialeve të ndërtimit. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe rrezet diellore, sidomos rrezet X dhe ato atomike.

Për më shumë informacion ju mund t’i drejtoheni mjekut alternativ Hysni Dankshi në këtë adresë: Tiranë. Kryqëzimi i Rrugës së Durrësit, poshtë Muzeut Kombëtar, mbrapa Procredit Bank. Nr. cel. 0692106127

Nente kurat popullore per semundjet e stomakut

Ndiqni keshillat e mjekut popullor Hysni Dankshi per sherimin e ketyre semundjeve si dhe per pergatitjen dhe perdorimin e kurave popullore.

Semundjet e stomakut jane te shumta dhe te ndryshme. Per mjekimin e tyre mjekesia popullore ju vjen ne ndihme me disa kura popullore, te cilat mund ti pergatitni lehtesisht. Stomaku gjendet ne pjesen e siperme te barkut, nene brinje dhe diafragme, dhe lidhet me gurmazin dhe zorret si nje kanal i perbashket, i cili vazhdon deri ne anus. Stomaku ka formen e nje qeseje, ndersa madhesia e tij ndryshon sipas moshes dhe gjinise. Stomaku eshte ne gjendje te zgjerohet dhe te mbaje lende ushqimore ne sasi deri ne disa litra. Ne intervisten e tij te perjavshme me gazeten “Albania”, mjeku popullor, Hysni Dankshi, ka shpjeguar semundjet qe shfaqen ne stomak si dhe kurat popullore per sherimin e tyre.

Çfare semundjesh mund te shfaqen ne stomak?
Ne stomak mund te shfaqen disa lloje semundjesh si gastrit akut dhe kronik, ulcera dhe hiperacidet. Ne semundjen e gastritit akut, cipa e stomakut infektohet, pezmatohet. Gjithashtu, cipa e stomakut, dobesohet nen veprimin e mikroorganizmave, nga substancat kimike, nga ushqimet e prishura dhe sidomos kur veprohet kundra rregullave te higjienes.

Si ndikon ushqyerja ne gastritin akut?
Menyra e te ushqyerit dhe ushqimi qe konsumon çdo njeri eshte jane shkaktaret kryesore te kesaj semundjeje. Ngrenia e tepruar, mospertypja mire e ushqimit nga goja, kur perdoren ushqime te renda, te nxehta, te ftohta, ngacmuese, shume te embla, mish, peshk, patate, perime te kalbura, duhan, alkool, hudhra, kafe, salce shkaktojne gastrit akut.

Cilat jane simptomat e ketij gastriti?
Gastriti akut ka keto shenja dobesim trupor, te vjella, dhimbje ne pjesen e siperme te barkut, ndjesi thartire ne dhe djegie ne stomak.

Çfare eshte gastriti kronik?
Gastriti kronik eshte pezmatimi i stomakut per nje kohe te gjate, si pasoje e proceseve akute, sidomos kur stomaku rendohet me ushqime te teperta, te nxehta dhe te forta.

Pse shkaktohet?
Gastriti kronik shkaktohet nga humbja e oreksit, te vjellat, rendimi i ushqimit ne bark, thartia ne stomak, dhimbjet e kokes etj.

Po ulcera pse shkaktohet?
Ulcera e stomakut shkaktohet si pasoje e gastritit kronik, ku zhvillohen puçrra ne cipen e stomakut, ose ne pjesen fillestare te zorres se holle (deuden). Kjo eshte nje semundje nga e cila stomaku preket me shpesh.

Ulcera, si mund te frenohen dhimbjet
Personat me te prekur nga semundja e ulceres ne stomak jane pikerisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vertete i shfaqjes se saj. Por meqenese ulcera ne me te shumten e rasteve eshte e pranishme te personat, qe konsumojne pije alkoolike, mendohet se mund te jete kjo arsyeja pse ajo eshte me e perhapur te meshkujt. Njerezve qe vuajne nga ulcera ne stomak nuk u rekomandohet te pine kafe. Konsumimi i saj do te ishte e demshme per shendetin e tyre. Gjithashtu, nuk u keshillohet perdorimi i aspirinave. Njerezit qe konsumojne alkool dhe qe vuajne nga kjo semundje duhet te tregojne nje kujdes te veçante. Alkooli i marre me aspirinen ose analgjezite te ngjashem rrit rrezikun per gjakrrjedhje nga stomaku. Nje prej mundesive efektive qe perdoret per kurimin e ulceres ne stomak eshte mjalti. Vetite e tij kuruese jane te dukshme nese ai perdoret te pakten 4 luge çaji mjalte ne dite. Ky perfundim u be i ditur pas shpalljes se rezultateve te nje studimi te kryer ne Zelanden e Re. Ne te moren pjese me shume se 2000 pjesemarres, ne te cilin u vertetuan efektet pozitive te tij. Mjalti kishte ne perberje te tij elemente, te cilet kishin efekte regjenerues, sidomos te plaget. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Per kurimin e kesaj semundjeje shpesh mjalti mund te perdoret me lengun e gjetheve te murrizit. Çaji ketyre gjetheve duke u perzier me nje sasi mjalti duhet lene per 24 ore ne nje ene dhe me pas pihet nga 1 luge çdo mengjes. Lule basani eshte nje nga bimet me te rendesishme, qe rekomandohet per kurimin e ulceres ne stomak. Çaji i perftuar nga zierja e kesaj bime ne nje perzierje me vajin e ullirit, lihet per rreth 40 dite ne nje ene prej qelqi. Kur kjo mase te marre nje ngjyre te kuqerremte, atehere mund te perdoret. Masa e krijuar ne forme kremi mund te perdoret çdo mengjes derisa ajo te jape rezultatin e deshiruar.

Kurat popullore :

Djathe dhe qumesht
Per ulceren ne mjekesine popullore perdoret kjo metode kurimi. Merrni 1 kg djathe te ri pa kripe, 1 kg qumesht te zier dhe te ftohte. I perzieni bashke derisa te formohet nje forme kremi. Pergatesen e mbani ne nje ene plastike ne frigorifer dhe e konsumoni çdo vakt nga nje luge gjelle para buke.

Nenexhik
Nje luge çaj nenexhik i copetuar e vendosni ne nje cope leukoplasti, te cilin duhet ta ngjisni mbi kerthize. Leukoplastin duhet ta mbani aty per disa ore derisa t’u pushoje dhimbja e barkut nga shqetesimet e stomakut.

Lakra turshi
Lengu i lakrave turshi ka dhene rezultate te mira per semundjet e stomakut dhe per ulceren. Ky leng duhet te pihet çdo 2 ore nga 1 luge gjelle per 1-2 muaj rresht. Gjate ketij mjekimi nuk duhet te pihen pije alkoolike dhe duhan, kurse qumesht dhe lengje frutash mund te pini sipas deshires.

Panxhari kuq
Per sherimin e stomakut, merrni 50 gr leng panxhar te kuq, 50 gr leng patatesh te shtrydhura, 50 gr leng boronice. Keto perzihen ne nje ene dhe lihen aty per 7 dite rresht. Ky leng perdoret per mjekimin e gastriteve, hiperacideve, si dhe per sherimin e ulcerave ne stomak e deuden.

Perzierje bimesh
Per mjekimin e gastriteve hiperacide perdoret kjo kure. Merrni 10 gr rrenje çikoreje, 10 gr fruta te dellinjes se zeze, 30 gr hithra gjethe, 30 gr bar pelini. Merrni 2 luge çaj nga kjo perzierje dhe e valoni me 1 gote uje per 15 min. Ky çaj pihet nga 2 gote çaji ne dite.

Lule basani
Ne 2 litra uje hidhni 3-4 lule basani te thara e te grimcuara. Keto i zieni per 20-30 min. Pasi pergatesa te ftohet e kulloni dhe shtrydhni. Çaji pihet gjate dites nga 1 ose 2 gote uje, pak i vaket dhe i embelsuar sipas deshires.

Majdanoz
Merrni 1 luge gjelle majdanoz, po 1 luge gjelle rrenje grami dhe nje dore mustaqe misri. Perzierjen e zieni per me 3 gota uji per 15-20 min. Pergatesa pihet 2 here ne dite nga 1 gote e gjysme uji para buke per 5-6 dite rresht.

Raki
Per mjekimin e ulceres, merrni çdo mengjes esell 30-40 gr raki rrushi te forte 19 grade. Kjo pihet me gllenjka. Gjysme ore pas pirjes se rakise hani 1 luge gjelle me mjalte, kurse ne darke para gjumit, merrni 1 luge gjelle me vaj lule basani. Mjekimi vazhdon per 30-40 dite.

Hudhra
Njerezit qe konsumojne shume hudhren jane me pak te prekur nga semundja e ulceres ne stomak. Ajo ka veti dezinfektuese. Hudhra mund te konsumohet e gatuar, e njome, por edhe e thate. Ne rastet kur ajo gatuhet, mundesisht jo shume te bute, por me e mira do ishte te skuqet fare pak per te mos i humbur vlerat e saj.

Detaje :

Alkooli
Personat qe preken me shpesh nga semundja e ulceres ne stomak jane meshkujt. Kjo vihet re sidomos te ata qe konsumojne ne menyre te rregullt pijet alkoolike. Ende nuk eshte zbuluar se cilat jane shkaqet.

Aspirina
Njerezit qe vuajne nga ulcera ne stomak dhe qe jane perdorues te pijeve alkoolike duhet te tregojne kujdes. Alkooli i marre me aspirinen ose analgjezite te ngjashem rrit rrezikun per gjakrrjedhje nga stomaku.

Kafeja
Te semureve, qe vuajne nga ulcera ne stomak, u ndalohet rreptesisht pirja e kafese. Madje, nuk u rekomandohet te konsumojne as produkte qe kane ne perberje te tyre kafene. Konsumimi i saj çon ne keqesim te shendetit.

Dhjetor 2007

Varumin


Programi i shoqates

Programi i shoqates

Statuti i shoqates

Statusi i shoqates

Bimet, perpunimi i tyre

Trendafili i kuq, i bute

 

Hudhra

 

ami

 

tershera

 

lakra

 

speci i kuq

 

kanella

 

portokalli

 

ekinacea

 

bishtkali

 

saneza

 

ginko biloba

 

dellinja e zeze

 

lavanda

 

liri

 

domatja

 

kamomili

 

aloe vera