Kush e parandalon kancerin në prostatë?!

Shkaktarët e tumoreve, frutat dhe ushqimet që parandalojnë sëmundjen-Nëse frikësoheni nga kanceri në prostatë, atëherë përdoreni qumështin pa yndyrë. Ky është rekomandimi që jep mjekësia alternative për parandalimin e kancerit në këtë organ. Nga studimet e bëra kohët e fundit nga mjekësia alternative në Stokholm në Suedi është vërtetuar se ushqimet me shumë yndyrë janë rrezik për kancerin në prostatë. Personat që pinë dy gota qumësht me yndyrë në ditë janë më të prirë për t’u prekur nga kjo sëmundje. Më pak të rrezikuar janë ata persona që konsumojnë një gotë qumësht në ditë, ata që nuk pinë fare ose ata që konsumojnë qumësht të skremuar dhe pa yndyrë. Rreziku i burrave mbi 50-vjeçarë për t’u prekur nga kjo sëmundje është dy herë më i vogël. Gjithashtu mjekët popullorë kanë bërë të ditur se personat që kanë konsumuar sasi të mëdha djathi apo vezësh dhe mish me yndyrë kanë qenë më të favorizuarit për t’u prekur nga ky lloj kanceri që prek meshkujt. Faktori kryesor pse qumështi ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundjeje janë yndyrat. Konsumimi më i tepërt se tri gota qumësht të yndyrshëm në ditë zmadhon rrezikun për kancerin në prostatë për më shumë se dy herë. Për këtë mjekët u rekomandojnë moshave të treta që të konsumojnë sa më shumë qumësht të skremuar që të mbrohen nga kjo sëmundje. Gjithashtu, mjeku këshillon që këta persona të konsumojnë sa më shumë perime të gjelbra dhe çajra bimorë.

Brokolina-Brokolina është preparati i ri bimor që ka dhënë rezultate të kënaqshme për kurimin e tumoreve si në gji te femrat, në prostatë të meshkujt, në mushkëri, në mëlçinë e zezë, në zorrën e trashë dhe në stomak. Ilaçi bimor është i përgatitur nga rrënjët e brokolit. Ky ilaç është përgatitur nga inxhinieri i bimësisë kroatë, Zuran Rudesha. Ilaçi rekomandohet të përdoret nga personat me imunitet të zvogëluar, te duhanpirësit për pastrimin e mushkërive nga tymi i duhanit, nga gratë që vuajnë nga osteoporoza, te fëmijët me zhvillim të vonuar të eshtrave, të cilët pësojnë deformim të tyre si pasojë e mungesës së kalciumit dhe të kaliumit në to. Brokula ka vlera të ulëta kalorike dhe nuk ndikon në rritjen e yndyrave në gjak. Ai përmban vitaminat K, C, E, B1 dhe B2, acid folik dhe provitamina minerale. Brokolina si preparat kurues rekomandohet të përdoret nga personat që kurohen me antibiotikë, kimioterapi ose rrezatim para dhe pas operacionit të tumoreve si dhe nga personat që kanë probleme në prostatë. Ky ilaç bimor mund të përdoret nga të gjithë për t’u mbrojtur në të ardhmen nga problemet që shfaqen nga sëmundjet tumorale. Ilaçi rekomandohet të pihet tri herë në ditë nga një kapsulë ose tri herë në ditë nga dy kapsula pas buke.

Efektet e tjera kuruese-Brokoli nuk gjendet shpesh në tryezat tona, sepse nuk kemi njohuri të mjaftueshme për të. Megjithatë, është mirë që këtë lloj ushqimi ta konsumoni më shpesh, sepse është shumë i ushqyeshëm dhe se përgatitja e tij është shumë e lehtë. Brokoli mund të jetë shumë efikas në problemet që shfaqen të shumica e femrave, por edhe te meshkujt. Brokoli është treguar shumë efikas në parandalimin e sëmundjeve të kanaleve urinare. Kjo sëmundje haset shumë shpesh të femrat, madje disa prej tyre mësohen të jetojnë me këtë problem. Por nuk do të thotë se kur keni sëmundje të kësaj natyre ju duhet ta mënjanoni. Përkundrazi, kjo është një sëmundje që mund të shërohet me sukses me përdorimin e antibiotikëve përkatës. E meta e kësaj sëmundjeje është se mund të përsëritet shumë herë, kurse brokoli në këtë rast mund të jetë shumë i dobishëm si parandalues. Mjekët rekomandojnë që femrat, të cilat kanë problemë me kanalet urinare, duhet të konsumojnë 200 deri 300 gramë brokoli të zier. Brokoli përmban glukinolat, që janë përbërje sekondarë bimore, të cilat i shkatërrojnë bakteret në fshikëzën e urinës. Në 200 deri 300 gramë brokoli gjenden 43 miligramë glukoniolat, që mjafton për ta mbajtur fshikëzën e urinës në rregull. Me brokolin nuk mund të shërohet inflamacioni i kanaleve urinare i cili sapo ka filluar, por nëse ju bie imuniteti dhe shpesh keni probleme me kanalet urinare brokoli do të jetë një “partner” i vlefshëm i juaji, i cili do të parandalojë infeksionin.

Këshilla-Përdorni sa më shumë fruta dhe perime. Një dietë e pasur me fruta dhe perime të freskëta, sidomos ato të pasura me shumë vitaminë C, kanë rezultuar se kanë një ndikim të madh në mbrojtjen kundrejt kancerit në prostatë. Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjenë njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi të zhvillimit të kancerit në prostatë. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salsiçe. Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës, si dhe që janë me shumë kripë. Në vendet ku tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet me shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel me të lartë të të prekurve nga kjo sëmundje. Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit. Hiqni dorë nga mishi i kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit. Shkaqet e tumorit në prostatë janë: ushqimi, abuzimi me alkoolin, duhani, trashëgimia, disa gjendje të ashtuquajtura prekancerozë, etj. Faktor rrezikues janë gjendjet pas heqjes kirurgjikale të një pjese të stomakut.

Studimi, efektet e sojës-Soja shihet si një armë tepër e fuqishme për të luftuar kancerin e prostatës. Studiuesit amerikanë kanë zbuluar se një molekulë e quajtur “Equol”, e cila prodhohet nga stomaku gjatë procesit tretës të sojës, arrin të bllokojë veprimin e një hormoni DHT, që lidhet me hipertrofinë prostatike beninje dhe malinje. Studimi i publikuar në “Biology of Reproduction”, që është kryer nga studiuesit e “Children’s Hospital Medical Center” në SHBA, ka dhënë shumë shpjegime sidomos për jetëgjatësinë e japonezëve, në veçanti të burrave që preken më pak nga kanceri në prostatë sesa meshkujt që jetojnë në vende të tjera të botës. Merita e sojës për kurimin e kancerit në prostatë duket se i atribuohet zakoneve të japonezëve për të konsumuar sojë. Eksperimentet e kryera mbi minjtë në laborator kanë treguar se duke injektuar molekulën te kafshët, volumi i prostatës ulej. Mesa dukej, me dietën e duhur arrihet të ulët hormoni DHT pa qenë nevoja të ndërhyhet në nivelet e testosteronit. Tashmë shpresa është që të arrihet të saktësohen medikamentet që shfrytëzojnë aftësinë e sojës për të kuruar tumorin në prostatë. Brokolina si preparat kurues rekomandohet të përdoret nga personat që kurohen me antibiotikë, kimioterapi ose rrezatim para dhe pas operacionit të tumoreve si dhe nga personat që kanë probleme në prostatë. Ky ilaç bimor mund të përdoret nga të gjithë për t’u mbrojtur në të ardhmen nga problemet që shfaqen nga sëmundjet tumorale. Ilaçi rekomandohet të pihet tri herë në ditë nga një kapsulë ose tri herë në ditë nga dy kapsula pas buke.

3 Responses to “Kush e parandalon kancerin në prostatë?!”

Leave a Reply