Të gjitha kurat për rënien e flokëve

Disa mbeten pa flokë pa mbushur ende të 30-at dhe disa të tjerë plaken pa u rënë asnjë fije. Po përse ndodh kjo dhe si mund ta parandalosh një rënie të parakohshme të flokëve (apolecia)? Mjekësia alternative i hedh sytë nga përzierjet e ndryshme të bimëve dhe sugjeron mjaft kura që mund të krijohen dhe të aplikohen fare lehtë edhe në kushte shtëpiake dhe pa ndonjë kosto të lartë. Mjafton të ndiqen këshillat e mjekut dhe rezultatet nuk do të mungojnë të duken.
Rënia e flokëve
Rënia e flokut është fenomen i përhapur në të gjithë botën dhe shkaku kryesor nuk dihet, por shumë sëmundje influencojnë në rënien e flokëve, siç është: stresi, mungesa e një grupi vitaminash që nuk gjenden në ushqimet e përditshme, dhimbja e vazhdueshme e kokës dhe shkaqe të tjera ende të panjohura, infeksionet e brendshme ende të pazbuluara, mungesa e zinkut në organizëm, kur nuk bëhet mirë thithja e zorrëve, etj. Megjithatë, ka dhe disa shkaqe të tjera që lidhen me disa sëmundje siç janë: tifo, tuberkulozi, çrregullime hormonale, sëmundjet nervore, çrregullime në stomak, në zorrë, sëmundje të lëkurës etj. Por jo vetëm këto. Shkaqe të tjera që mund të shkaktojnë rënien e hershme të flokëve mund të jenë edhe trashëgimia, seksi, përdorimi i kapeles, mungesa dhe gabimet në mirëmbajtjen e flokëve. Në gjendje normale flokët mund të fillojnë të bien në moshën 50 vjeç, e nuk zëvendësohen. Kurse alopecia është një sëmundje flokësh, që shfaqet në formë vatrash të rrumbullakëta ose vezake në kokë apo në fytyrë në formë harte. Gjithashtu, ata shfaqen edhe në mjekër, krejt pa qime, koka bëhet e lëmuar, e bardhë dhe pa cikatrice. Shpesh herë vatrat bashkohen me njëra-tjetrën. Ka disa mjekime popullore që ndihmojnë shumë për këto sëmundje që përmendëm më lart.
Kurat popullore
Për patologjinë e rënies së flokëve ka shumë alternative mjekimi që mund të aplikohen. Një ndër më efikaset renditet ajo me hithër. Merrni 10 lugë gjellë me rrënjë hithre e 10 lugë gjelle më majat e saj, që hidhen në 2 litra ujë dhe ziejnë për 30-50 minuta. Pasi vaket dhe kullohet, lahet koka 2 herë në javë. Gjithashtu, një tjetër kurë është ajo që krijohet me 300 gramë palcë të kockës së kaut, 300 gramë vaj parafine. I futni në një tenxhere të vogël dhe këtë tenxhere e futni në një tenxhere më të madhe të mbushur me ujë të valuar në zjarr, në mënyrë që ato që keni futur në një tenxhere të vogël, mos të bien në kontakt me nxehtësinë e pllakës së sobës, por në kontakt vetëm me ujin e nxehtë, në mënyrë që brenda tenxheres së vogël të formohet një pomadë duke pasur kontakt vetëm me nxehtësinë e valës. Me këtë masë të krijuar lyeni kokën çdo darkë për 1 muaj rresht, dhe që brenda këtij muaji do të shikoni rezultatet, pasi do të fillojnë t’ju dalin flokët në vendet që kanë rënë apo rralluar. Gjithashtu, ju mund të aplikoni edhe një tjetër metodë. Merrni 2 kokrra qepe të grira imët. Hidhen në gjysmë litri raki rrushi. Shishja e mbyllur lihet 14 ditë në një vend të ngrohtë. Kullohet dhe me lëngun e qepës fërkohet koka çdo mbrëmje. Edhe shelgu i bardhë ka dhënë rezultate të mira në forcimin e rrënjës së flokut. Shelgut të bardhë i pritet vetëm lëkura; pra 5 lugë gjelle 250 ml alkool 76º. Lihet 8-10 ditë. Kullohet dhe me këtë i bëhet masazh lëkurës së kokës. Gjithashtu, për të parandaluar rënien e flokut mund të merrni edhe një lugë gjelle me barut të zi model tip 2. Përzieni me 1 lugë gjelle me hudhra të shtypura dhe pak pluhur tulle ose tjegull të kuqe. Kjo shërben për fërkim dhe ngacmim në lëkurë, që gjatë fërkimit dhe masazhit të ndihmojë dhe të nxisë daljen e flokut. Kjo bëhet 1-2 muaj, derisa të dalin flokët. Një tjetër kurë që mund të përdoret nga ata që vuajnë nga apolecia është ajo me hudhra dhe me mjaltë. Për lyerjen e kokës merrni 10 thelpinj hudhre dhe i shtypni shumë. Këto hudhra i përzieni me 2 lugë mjaltë të freskët. Të dyja këto lëndë i rrihni bashkë deri sa të marrin formën e një kremi mjekimi. Vazhdohet deri në shërim. Gjithashtu, edhe selvia është përdorur prej kohësh për forcimin e rrënjëve të flokëve. Merrni 5-6 kokrra të selvisë, copëtojini dhe ziejini në 500 ml ujë për 25-30min. Pasi kullohet, lyhet koka me këtë çdo darkë, duke bërë masazh dhe fërkim për 1-2 muaj rresht. Unë kam përgatitur një ilaç të ri me alkoolaturë për forcimin e rrënjës së flokut, eliminimin e zbokthit, dhe të yndyrës, duke i bërë masazh kokës çdo darkë për 10 min.

177 Responses to “Të gjitha kurat për rënien e flokëve”

  • kam nje pytje per zbardhje te flokeve 26 vjeqar ke ndonje keshill per mua te lutem nese keni mundesi te me pergjigjeni

    • Dr Hysni Dankshi:

      Afrim zbardhja e flokeve para kohe ; jane disa faktor si trazhgimia gjenetike , ashpersia e flokut & shume gjera te tjera ; prandaj nuk ilace specifik por mua me ka dhene pak rezultat tek pacientet nje krem per lyrje flokeve me arra kokoshi qe lyhet floku gjate dites. Me respekt dr Hysniu. Tirane Cel; 0692106127

  • Irini:

    Pershendetje! Jam nje vajze e re rreth te 20 dhe me ka rene shume floku, pa perdorur bojra dhe gjera te tilla. Cfare kure mund te me keshilloni qe mund te gjendet ne Shqiperi dhe te me ndihmoje me kete problem, pra daljen e flokeve te reja?

  • ledi:

    doktor Hysniu une jam nje vajze 29 vjec dhe vuaj nga rennia e flokeve prej vitesh, por me tepr nga mosdalja e flokeve te rinj.Shume here kam perdorur kura te ndryshme popullore dhe jo popullore por nuk shoh ndonje permiresim.Aktualisht po perdor hudhren para larjes dhe gjithashtu kam hedhur thelpinj te kesaj bime edhe ne shampo.Doja te dija pas nje mjekim korrekt kam shanse reale per dljae flokesh te rinj.Me respekt LEDINA

    • Dr Hysni Dankshi:

      Lediona pershendetje . Ishte mire te vinit per nje konsult tek klinika ime t’ju shikoj nga afer per prroblemin qe kenis; atehere t’ju jap nje mjekim bimore. Me respekt Dr Hysniu. Cel; 0692106127 Club; 0695238127

  • ledi:

    Pershendetje serish doktor, jam serish Ledina.Sapo te me jepet mundesia do vij ne klinike pasi jam ne pune por ju bera nje pyetje dje mbi perdorimin e hudhres, perpiqem ta lyej koken para larjes me te dhe gjithashtu kam hedhur thelpinj te saj brenda shampos.Ju e gjykoni te shendetshme per flokun, mbi te gjitha per daljen e flokeve te rinj. falemnderit

  • anda:

    Pershendetje i nderuar, kam degjuar se fundmi se masazhi e i lekures se kokes me spec djeges stimulon qarkullimin e gjakut dhe daljen e flokut serish.Mendoni se eshte kure efikase dhe sa here mund te perdoret. Respekte

    • Dr Hysni Dankshi:

      Eshte efikas por une si mjek alternativ kam pergadit nje ilace bimore per masazh kokes nga renie e flokeve per zbokthin & yndyres. Me respekt dr Hysniu. Tirane

  • anda:

    Mendoni se mesazhi i lekures se kokes duhet te behet direkt me spec djeges apo nga perzierja e alkoolit normal me specin djeges. Ju lutem ma sqaroni pak kete pike dhe a eshte e efektshme ne daljen e flokeve te rinj. Pune te mbare dhe falemnderit

  • anda:

    Doktor duhet perdorur ndonje lloj alkooli ne vecanti apo edhe rakia e thjeshte qe perdoret ne shtepi eshte efikase. Sipas jush eshte eshte vertete e efektshne ne daljen e flokeve te rinj kjo kure. falemnderit per pergjigjet ANDA

    • Dr Hysni Dankshi:

      Anda eja merrni ilacin bimore ne kliniken time & mos u mundo shume te pergaditesh ilace vete sepse ajo kerkon nje gramatur te vecante .Me respekt dr Hysniu. Cel; 0692106127 Club; 0695238127

  • anda:

    Doktor besoj se keshillat qe keni dhene me siper i jane dhene lexuesit per t’i pergatitur vete kurat ne kushte shtepiake.Ju lutem mund te me thoni cfare lloj alkooli perdoret per masazh dhe me sa gram speca mund te perzihet. Falemnderit

  • driton:

    pershendetje doktor jam Dritoni nga prizreni jam 22 vjeq.desha te pys diqka per renjene flokve.Mu pom bin flokt shumm qka tju baj me qka ti ushqej flok ,flokt i kam edhe te yndyrshme.KAM perdor disa lloj te shamponav disa ilaqe tjera po nuk ka paas efekt as nje ilaq deri me sod.Rrenjet e flokve me forcohen veq kur poj heki ne 0 krejt flok po si po fillojn te me rriten pak po fillojn prap te me bin

    • Dr Hysni Dankshi:

      Kam pergaditur nje ilace bimore per forcimin e rrenjeve te flokeve eleminimin e zbokthit & te yndyres. Dr Hysniu.

  • hysni:

    Pershendetje doktor jam hysnia nga prizreni jam 40 vjeqar desha te bej nje pytje per renjen e flokut. Mua po me bijen floket vazhdimisht thuaj se kan arritur gati zerro gjithmon i kam lar me shampon me perberje prej hudres mirpo siq po shoh une aspak rezulltate pozitive.Ju lutem doktor qfar me kishit preferuar ju,do te isha shume mirnjohes

    • Dr Hysni Dankshi:

      Hysni merrni 100 gr rrenjen e hithres zijeni ne nje liter uje per 20 min pastaj kullojeni & lani koken c’do darke me te per nje jave rresht do te shikoni rezultat te mire.

  • si mi rrit flokt ju lutum

  • loni:

    Pershendetje doktor ,jam 20 vjeqar dhe kan filluar te me bien floket sidomos ne skajet e ballit kam pasur gjithmone floke te trashe por tani disi kan filluar te hollohen a ka ndonje kure shtepiake ose a funksionon me te vertet transplanti i flokeve, gjithashtu do doja edhe nje konsult me ty ne kliniken tende.

    • Dr Hysni Dankshi:

      Merrni 100 gr Rozmarin zhetet ne 1 liter alkooll 75 grad per 15 dite pastaj kulloet & behet cdo darke masazh kokes nga 10 min per nje muaj rreshte.

  • toni:

    pershendetje toni nga prishtina dhe jam 21 vjeqar dhe dhe une vuaj nga renja e flokeve i kam lyer floket disa her me ngjyr e tash pome bien me te madhe si tja bej doktor per ti ndaluar renjen dhe per te me dal floket perseri kam perdorur disa shampona por ska pas efekt floket pome bien ne anen e pasme te kokes qka me kishe keshtillu ti doktor per me perdor per me ndalu renjen

  • Pershendedje doktor un kam problem me goj po me dalin do puqrra te imta qe gjasht muj kam pas problem mu ithtojke vetem gjuha edhe qillza tash e kam pa se kam puqrra ne goj pres pergjegjje na ju

  • pershendetje jam nje 40 vjecare me bien shume floket .flokun e kam te thate cfare mund te bej

  • silvana:

    pershendetje doktor quhem silvana dhe jam 35 vjece , me bien floket shume , kam perdorur shume ilaqe nga dhermatologu por asnje efekt , kam vite me kete problem ju lutem cfare me keshilloni.

  • olsi:

    pershendetje Dr.Hysniu.. jam 19 vjec , dhe po ve re qe po me bien shum flok , theksoj se un i kam shum te shpesht floket dhe kohet e fundit nuk perdor me gel …po gjithmon flokun e kam pasur te that.. cfare zgjidhje mund te gjej ??

    • Dr Hysni Dankshi:

      Olsi merrni gjethe te njoma te hithres ; pra 300 gr zihet ne 1.5 litra uje per 20 mi & lahet koka cdo darke per nje jave rresht. Me respekt dr Hysnuiu.

  • Isman:

    Pershendetje Dr Hysen Dankshi Jam nje i ri qe kam probleme me floket e thinjura e keqja e kesaj eshte qe kur i shikoj ne pasqyre me prishet gjendja emocionale jam ne nje krize qe nuk po mundem te dal jam i trishtuar a keni ndonje kure per kete problem ju pershendes.

  • Mandi:

    pershendetje dr hysniu jam 18 vjec dhe kan fillu me me ra shum floket …floket i kam te rralla dhe kan yndyr….mund tme jepni ndonje kure..

    • Dr Hysni Dankshi:

      Merrni vajin e fares se zeze & lyjeni koken me te c’do darke per nje jave rreshte do te keni permisim. Nga dr Hysniu.

  • Leonora:

    Pershendetje jam nje vajz 19 vjeqaer kam problem qe 5 vite me renjen e flokve me bien vena-vena kom perdore shume ilaqe kam bere analizat te gjitha mire me kan dalur por nuk kam rend ende ne ilaq qe me nevoitet , tamon kam sukses dhe me dalin ne gjith koken foket prap fillojn si gjithmon ne vena ndryshme te kokes teme bien dmth nuk ka sukses prap perseritet enjejta gje,cka me kishe keshillu me perdore…ka sherim per kete gje apo jo edhe pse mjekt me thojn qe do permisohesh por u ben 5 vite dhe asgje, jam anemike mungon hekuri,me thojn mungon nje vitamin por si kaq gjate dhe as nje ndryshim ju Lutem pres nje sqarim nje ndihme nga ju DR Hysniu t`gjitha te mirat per ju…

    • Dr Hysni Dankshi:

      Leonora eja ne kliniken time tju shikoj nga afer problemin e renies se flokkeve & t’ju jap mjekimin. Me respekt dr Hysniu.

  • jam nje djale 15 vjec cdo mengjes verej se me bien shume floke dhe kjo eshte e dukshme cfare duhet te bej une kete ta parandaloj

  • jam 16 vjec floke kane filluar te me bien ne dy anet e kokes kam shume sbokth the jane te yndyrshem ju lutem me jepni nje kure

  • flora:

    pershedetje jam 20 vjeqare kam probleme me renje e flokve qe 3 muaj kam per doru shum ilaqe per flokt i kam ber analizat te gjitha me kan dalur mir po flokt me bien gjdo dit te lutem a mudesh te me dimon falimiderit

  • indriti:

    pershendetje doktor jam nji djal 23 vjec ,ka filluar floket ne pjesen e siperme te kokes te behen te rralla ,dhe te imta,floket i kam te yndyrshem ,floket nuk bien ,.Ka te beje larja e flokeve ,duhet theksuar pasi i kam me shum yndyr ,dhe i laj dit per dit,.Vale ndikon kjo ne dobesimin e flokut .te lutem pres pergjigje .FLM

  • Jam 21 vjeqar, dhe jetoj ne mergim, ne kohen e fundit e kam vrejtur nje fenomen ne koken time, pra floket kane filluar te rrallohen ne koke, andaj a keni ndonje kshille per mua, jetoj ne mergim? Ju faleminderit per mirekuptim

    • Dr Hysni Dankshi:

      Duhet te perdorni gjethe te njoma ose te thata te hithres duke e zier 100 gr te zihet ne nje liter uje per 20 min pastaj te lahet koka cdo darke per 10 dite rreshte. Nga dr Hysniu.

  • flamuri:

    jam 19 vjec dhe verej cdo dite shtim te zbokthit .a mund te me jepni nje pergjigje ju lutem ???

    • Dr Hysni Dankshi:

      Lajeni koken me cajim e pergaditur nga hithra ; merren 100 gr hither gjethe me rrenje te zihen ne nje 1 liter uje per 20 min lahet koka cdo darke.

  • sahit:

    doktor jam 16 -vjeqar me bien floket me tregoni arsyet e renjes se flokeve

  • Albert Morina:

    Perahendetje Doktor.
    Jam 35 vjecar dhe shpesh kam myk ne qafen dhe koken e penisit, dhe kjo me shqeteson shume. A mund te me keshilloni dicka ju lutem?

  • Dr Hysni pershendetje une quhem gladiola dhe jam 24 vjece. Une punoj me ore te gjata dhe me duhet qe te rri ne Kembe. Kam dy vite qe punoj dhe njera Kembe me jep dhimbje damaresh. E shikoj se po zmadhohen Cdo dite dhe kjo po ndodh vetem tek kemba e majt. Jam shume e shqetesuar jam munduar dhe kam mbajt geta por nuk po fumksionon. Te lutem me jep ndonje pergjigje cmund te Bej. Faleminderit.

  • Beli:

    Pershendetje Doktor jam 23 vjeqar,deri para 1 viti nuk kam pas asnje problem me floket, i kam pasur shum t’shpeshta, tashti kan fillu te me bien anash, floket i kam te yndyrshme, cka kshillon naj produkt shtepiak ta perdori, ja kisha dit per nder nese m’kshilloni .

    • Dr Hysni Dankshi:

      Beli une kam pergaditur nje ilace bimore per forcimin e rrenjes se flokeve eliminimin e zbokthit & te yndyres , nese deshironi te vini te merrni ilacin . Me respekt dr Hysniu.

  • mirja:

    Pershendetje Doktor,djali im i mbush 18 vjet edhe 1 muj,por shum kan fillu mi dal flokt e thinjura. pom merakos qka osht npytje,mua edhe burrit ne moshen 30 vjeqare nau kan thir floket,ju lutem kthemani pergjegjjen faleminderit shum.

  • edi:

    Pershendetje doktor,jam 28 vjeç dhe me kan ren floket në pjesën e përparme CEPAT dhe në pjesën e siperme të kokës kam përdorur disa shampo por asgjë,cfar me keshilloni ju lutem.respekte

  • pershendetje jam nga ks dhe jetoj ne franc nuk kam askend ne tiran a ki mundsi mema dergu vajin e fares se rrushit me post ne franc dhe qfar qmimi ka dot jav dergoj te hollat me vesterunion nese ki mundsi flm per mirkuptim

  • egzon:

    pershendetje doktor un jam nje djal 13 vjec dhe me kan ren floket vetem nje vend dhe jam ber shum merak cfar me sugjeroni ju qe te perdor

    • Dr Hysni Dankshi:

      Duhet te konsultohuni me mjekun Alepecist, sepse eshte nje diagnoze qe i perket atij. Me respekt dr Hysniu .

  • Toni:

    Pershendetje Doktor..Jam 35 vjecar dhe kane filluar te me shfaqen thinjat e flokeve(aneve mbi vesh) dhe qimeve te fytyres(tek mjekrra) nga pak..Te lutem a ka ndonje tretman qe do te kete efekt pozitiv, ilaq apo cka me sygjeroni te veproj ne menyre qe te ndalohen thinjat dhe flokeve dhe qimeve te fytyres tiu kthehet ngjyra e zeze qe kam..faleminderit

  • era:

    pershendetje doktor un kam shum pak flok dhe perpara i kam shum te shkurta dhe nuk me rriten cfar me sugjeroni ju qe te perdor faliminderit

    • Dr Hysni Dankshi:

      Era ishte mire te beni nje konsulte tek mjeku Alepecist, sepse nuk eshte diagnaze per mua. Me respekt dr Hysniu.

  • Pershdetje Dr. Jam 21 vjeqar qe nje muaj po me bien floket shum(ekstrem) para edhe prapa (kuroren e kokes) me Jan rralluar shum si ti preki me dor me bien gjeqe pas nje muaji po vrehet shum qfare me kshilloni..

    • Dr Hysni Dankshi:

      Kam disa koh qe kam pergaditur nje ilace te ri bimore per forcimin e rrenjeve te flokeve & eshte sh efikas. Nga dr Hysniu.

  • Pershdetje Dr. Edhe nje here prej meje ..une jam ne mergim por a ke ndonje kshill per me pergadit ndonje ilaq une ktuu per me parandalu ket renje ekstreme flm per kshillat qe na jep dhe na ndihmon.

  • Faliminderit shum doktor nga ana juaj po me hithra po shkruan lart qe eshte njera nder menyrat me efikase a mund te ket efekt tek une se I kam gjetur ktu do hithra dhe si asht procedura me fal per insistimin e tepert por jam ka cmendem…

    • Dr Hysni Dankshi:

      Merret hithra ashtu sic eshte e njoma apo e thare me gjethe opo kercell & rrenje ; pra 100 gr zihet ne 1.5 litra uje per 20 min pastaj kullohet & lahet koka c’do darke per nje jave rresht. Me respekt dr Hysniu.

  • artoni:

    Pershendetje doktor.. jam nga kosova 22 vjeqar dhe kam te njejtin problem sikur ky albani si mund ta perdori vajin e ullirit sa kohe ta mbaj ne floke dhe a duhet ta pastroj koken pastaj …dhe kish shum lloje vaji te ullirit si duhet te jete…

    • Dr Hysni Dankshi:

      Vaji ullirit cilesore perdoret cdo darke per forcimin e flokeve ajo mbahet ter naten pastaj ne mengjeze lahet koka ; kjo perdoret perdoret per 7 dite rresht. Nga dr Hysniu.

  • NARDI:

    DR HYSNIU, NË RADHË TË PARË DOJA TË TË FALENDEROJA PËR KËSHILLAT TUAJA TË VLEFSHME. UNË VETË KAM NJË PROBLEM QË MË SHQETËSON JO PAK. KAM FILLUAR TË KEM RRALLIM TË FLOKËVE NË PJESËNE SIPËRME TË KOKËS NË FORMË RRETHORE. SI MUND TË MË NDIHMOSH PËR TË PARANDALUAR KËTË DUKURI DHE PËR DALJEN E FLOKËVE TË RINJ? A KENI JU NDONJË PËRGATITJE BIMORE? JAM 35 VJEÇ

    • Dr Hysni Dankshi:

      Po kam pergaditur nje ilace bimore per forcimin e flokeve. Ne klinike sherbej nga e hena ne te shtune nga ora 8 te mengjesit deri ne oren 14-30 te drekes. Por me date 1 gushte iki me pushime nje jave . Dr Hysniu.

  • blerina:

    prsh doktor…kam djalin 8muajsh dhe vuan nga gryket,,,problemi qendron qe nuk i ulet temperatura me antibiotiket shurup..duhet ti bej se zbengjilpera ndryshe si ulet,,,,gryket ika kronike..nuk ka ndonje zgjidhje tjeter keshtu duhet te vuaj…flm

    • Dr Hysni Dankshi:

      Patjeter qe ka zgjidhje & kurim femija juaj ; por duhet te kosultohuni me nje mjek te mire Pediater sic eshte Prof; Polikron Cela qe ben vizite tek klinika Erton Karafili ne Don Bosko perball kishes orthodokse kati i dyte. Me respekt dr Hysniu.

  • desha tju pies ket receeten me 300 gr palce dhe 30 gr vaj parafine kurr duhet larre koka ??

  • klod:

    kam rreth 1 vit qe me bien floket,pothuajse me jan rralluar fare tashme!! Me ndihmoni me dicka efikase te shpejt ju lutem se spo gjejm zgjidhje!! Kam floke normale jo shum te imet…ndoshta kjo me ka ndodhur nga stresi dhe larja e shpeshte e flokut… Si mund te me ndihmoni dr.Hysni??

    • Dr Hysni Dankshi:

      Kam perggaditur nje ilace te ri bimore per forcimin e rrenjeve te flokeve, nese deshironi ejani ta merrni tek klinika. adresa e klinikes ne qender te Tiranes mbrrapa muzeut kombetar tek lokal Pjazza. Cel; 0692106127. Me respekt dr Hysniu.

  • Pershendetje doktor. Jam 26 vjeqare ka 1 muj qe me bien flokt jetoj ne diaspor po maseshumti po me bien perpara edhe onave ne te dykrahet qka mkishe kshillu me perdor se ktu spo di qka me perdor ju faliminderit te petshendes

    • Dr Hysni Dankshi:

      Dergoni nje person te afert te familjes te vini te merrni ne kliniken time nje ilace te ri bimore per forcimin e rrenjeve te flokeve. Adresa klinika ne qender te Tiranes mbrapa muzeut kombetar tek lokal Pjazza. Cel; 0692106127 Me respekt dr Hysniu.

  • manushaqe kishta:

    kam nusen e vellait me pulla te bardha ne trup dhe ne duar me nje semundje te emertuar vitiligo mbase nuk po e shpjegoj mire po dua te di me shume rreth semundjes dhe kures qe duhet te perdore.ju faleminderit.

    • Dr Hysni Dankshi:

      Te perdorni vajin e fares se zeze per ta pire 2×1 luge kafeje para buke & per lyrje dy here ne dite. Respekte dr Hysniu.

  • Pershendetje doktor deshta edhe nje pyete me kan than qe me perdor vojin e ullirit per renjen e flokut po mekan than me qit en voj kuqen e vos dhe pak limon qysh duna me perdor vajin e ullirit edhe amendimon vetem per renjet e flokut apo edhe per daljen e flokut te ri perseri pres pergjigjje ju lutem faliminderit doktor

  • Mir mrama doktor te pershendes deshta nje pyetje jam alergji prej djellit sit dal ne dielli mbushna puqra te vogla te imta dhe kruhen shum qka munesh mem ndimu per me perdor ju lutem faluminderit per kshillat

  • mirdita doktorr desha edhe ket tju pyes per kurren 300 gr palc dhe 300 gr vaj parafine a te ndihmon ne qoftese i hjek floket krejt dhe ta lyesh kryennn …… dhe a i demton floket cka i ke nese i lyen flm per mirkuptim ???

  • mirmrema doktor une e bera ate ilacin me 300 gr palc dhe 300 gr vaj parafine por si duhet formuuarrr ilaci shkruan se duhet berre si krem por mua me eshte berre por eshte shum i holle a mundet ashtu respect me fal ne qoftese ju bezdis te ershendes ntm

  • pershendetje doktorr une jam duke e perdorr at kuren 300 gr palce dhe 300 vaj parafine me eshte mbushurrr kryt me koka dhe me kruhet koka shummm cfar mund te jet ????

  • area:

    pershendetje amun qe te bien flokt edhe nga krahni edhe a mund te perdoret krahni per ti krehur floket pas larjes

  • area:

    pershendetjee un kam nje pytje per ju amund te bin floket edhe nga krahni edhe a pereferohet qe ti krehum flokt pas larjes

  • alma:

    i nderuari doktor kam 15 vite qe vuaj nga smundja e flokeve kam perdor shum ilaqe me dalin flokt po prap me bin me tregoni qqysh me kontakttu me ty flm nese me tregoni

    • Dr Hysni Dankshi:

      Adrsa e klinikes time eshte ne qender te Tiranes tek muzeu kombetar te lokal Pjazza. Cel; 0692106127 Club; 0695238127 Me respekt dr Hysniu.

  • sida:

    jam nje vajz 21 vjec kam nga 5 vjet qe po vuaj me renjen e flokve. tani kohet e fundit i kam shum keq …koka me eshte ber pulla pulla nga renja e flokve . ju lutem mun te na ndimosh…ska len ilac pa provuar ne farmaci per kete semundje.ju lutem me ndimo……

    • Dr Hysni Dankshi:

      Duhet te beni analizat hormunale per te percaktuar shkakun e saj pastaj te marresh mjekim. Me respekt dr Hysniu.

  • sida:

    ku ndollet klinika jote ju lutem

    • Dr Hysni Dankshi:

      Sida klinika ime eshte ne qender te Tiranet mbrapa muzeut kombetar tek lokal Pjazza . Cdo dite nga hena ne te shune nga ore 8-14.30 Eja tju ndihmoj se kam pergaditur nje ilace bimore sh efikas per renien e flokeve. Me respekt Dr Hysniu.

  • mirmrema doktorr une e berrra kuren 300 gr palc dhe 300 gr vaj parafine ska efekt asen se dij pse ju pershendes naten e mire

  • eda:

    pershendetje doktor uk kam tre vjet qe me bien floket kam vajtur ne nje klinik private e kam ber testin e flokeve dhe ne kan then qe me esht demtuar floku nga brenda lekures kam marr vitamina e nje leng qe e beja dy her ne dit per 6 muaj pastaj e kam nderper per 4 muaj tani po me bijen me shum me shumic dhe me rrenj bijen cfar kure me duhet te perdor te lutem me trego me respekt g.baka.

    • Dr Hysni Dankshi:

      Une kam pergaditur nje ilace bimore enkas per renie te flokeve por dua te shikoj nga afer pastaj te jap mjekimin. Nga dr Hysniu.

  • diori:

    doktor un kam probb.. me kruarjen e kokes dhe kam shum zbokth dhe yndyr me dalin do dregza ne kok mundona mi shkul flokt nga sikleti jam tu perdor shampoo blue catalysis tash nuk po me kruhet koka po floket me jan dopsu shum dhe po me bien qka me boo te lutem

    • Dr Hysni Dankshi:

      Une si mjek alternative kam pergaditur nje ilace bimore enkas per forcimin e rrenjeve te flokeve eleminimin e zbokthit e te yndyres, qe behet ferkim & masazh kokes cdo darke ; nese deshironi ejani ta merrni ne kliniken time. Me respekt dr Hysniu.

  • dino:

    pershendetje doktor une jam nje i ri 23 vjet kame 2 vjet qe kane filluar te me bijen floket … si mund ta perdor hudhren me mjalt ??? flm

  • dino:

    doktor jam nje i ri 23 vjec si mund ta perdore mjaltin me hudhren flm

  • dionita:

    mirdita doctor un jam nje vajz 32 vjeqare kam probleme me floket te gjitha analizat i kam profect te gjitha floket me bien me nje here a mnd te kete mundesi qe tebjete prej dhembit ti te ngjitur dhe dhembi im me jep nje nervoze te papare vendi i dhembit me rrin pleh me gjith respektin tim doctor te me ktheni nje pergjegjje faleminderit

  • Dr pershendetje.mami im ka një tist me qelb ne anen e majtë te fytit..duhet te operohet patjetër sepse i zë frymen.ju si doktor,si mendoni?a ka rrezik te madh ky operacion?a mund ti ikë zëri mamit?ju lutem nj përgjigje se jam ne merak.respekte

    • Dr Hysni Dankshi:

      Mendoj se eshte se nevojshme ta operoj & nuk ka ndonje rezike sa per zerin duhet patur kujdes se kush e operon & si shkon operimi. Respekt dr Hysniu.

  • Floriani:

    Jam 22 vjeqar dhe Po me bien shumm flokt qka Um kishe preferu me perdor doktor me respekt klm

    • Dr Hysni Dankshi:

      Ishte mire per ju te vini ne klinike t’ju shikoj nga afer pastaj te jap nje mjekim bimore enkas per ju.

  • Tung jam 22 vjeqar dhe Po me bien shumm flokt qka Um kishe preferu me perdor doctor me respect

    • Dr Hysni Dankshi:

      Eja ne klinike te shikoj nga afer pastaj te jap nje mjekim bimore enkas per forcimin e flokeve. Nga dr Hysniu.

  • Tung jam 21 vjeqar Nga Ks Po me bien shummm flokt qka muj me perdor me parandalu ramjen e flokve pres pergjigje me fal per pengesen me Respekt doctor

    • Dr Hysni Dankshi:

      Kam pergaditur nje ilace bimore enkas per forcimon e renieve te flokeve. Kur te vini ne Tirane ejni ta merrni. Me respekt dr Hysniu.

  • Jam Nga prizreni 20 vjeqar Po me bien shumm flokt dikush Po Thot qe me Perdor Huder osht ilaq Qysh me perdor spo e di a mun mem tregu te lutem

    • Dr Hysni Dankshi:

      Jo nuk mund te perdoret pa kriter por kur te vini ne Tirane eja per nje konsult tek klinika ime t’ju jap mjekim enkas per forcimin e rrenjeve te flokeve . Me respekt dr Hysniu.

  • A Zban me perdor hiq Hudren ne shampon psh tpershendes

  • Po dikush Po Thot se hudra e ndalo ramjen e flokve AMA pata qef mem tregu naj menyr se une Nashta vi Edhe klinik te ti me fal per pengesen

  • Prsh dr
    Jam 17 vjet dhe floket po me bien ne dy anet e kokes
    Qfar kure duhet te marr per mem dal floket e rinj

  • Pershendetje jam 22 vjeqar Nga gjilani Po me bien flokt shumm a mundesh mem tregu Qysh me parandalu me hitherat psh qysh me I perdor pres pergjigje me Respekt doctor qaoo

    • Dr Hysni Dankshi:

      Kam pergaditur nje ilace bimore sh e fikas per forcimin e renieve te flokeve. Eja ta marresh , DR Hysniu

  • Doktorr pyetje ime eshte se keto keshilla a jan veem me forcu rrenjen apo edhe me dal flok te tjera te reja, dhe per me dal flokt te reja a eshte me i mir vaji i ullirit apo perdorimi i specit te djegest edhe tu kisha lut shum ni sqarim si me perdor specin e djegest ndaj flokve?
    pergjigjjmu teresisht te lutem

  • Liljane:

    Hello, pershendetje z.doctor, un jam Liliana jam 18 vjeçe nga Vermoshi,,,, Tani ndodhem ne New York dhe kur po e shikoja te gjitha keto pergjigje Mendova qe te bej dhe un nje pyetje pamvarsisht se ktu ka spitale doctora por desha qe te merrja nje mendim nga ju I nderuar un para 2 vitesh u largova nga vendi Im I mrekudhushem vermoshi nga ai uji I bjeshkeve te kelmendit nga ai uji I kristalt qe Ishte i shendetshem per te gjith,, por Tani vuaj nga renja e flokeve.

    • Dr Hysni Dankshi:

      Duhet te perdorni vajin e fares se zeze per lyerje te flokeve cdo darke nga 10 min per ferkim & masazh per 1 muaj rresht. Me respekt dr Hysniu. Ta kaloni mire atje ku jeni.

  • Pershendetje doktor..a i demnton floket pirja e duhanit?..dhe deri ne cfar moshe mund te dalin perseri floket te cilat nuk kan ren per arsye gjenetike?

    • Dr Hysni Dankshi:

      Nuk ka lidhje pirja e duhanit ne renie te flokeve. Me duhet te dij moshen qe te tregoj daljen e tyre. Por ju mund ta keni edhe me preardhje familjare. Nga Dr Hysniu.

      • Jo mua sme kan rene pothuajse aspak,pervec lart te kurora..mosha 20 vjet , po pyes nqs nuk eshte gjenetike deri cfar moshe te dalin prap flok?

        • Dr Hysni Dankshi:

          Floket vazhdojne te dalin deri ne noshen mesatare 55 vjec por ju mos e keni ne genin familjare prandaj te bien anash floket.

  • Berati:

    Mirdita Zoteri doktorr. Jam berati nga belgjika dhe deshta me ju pyte qfar mund te ju bej flokve te mija se kan filluar te me bine e me kan rare bukur mir siper kokes edhe flokun e kam shum te yndyrshum, pershembull sot e laj koken e ne mbremje fillijn floket te behen te yndyrshme..
    Ktu ne belgjike kam qen sdi sa here te mjeket e vetem kokrra me kan japur e kurfar resultati skam pasur prej mjekve te belgjikes!!!

    Tash kam fillur qdo jave me hudher e qes ne koke hudheren shtyper e mbaj 1 ore hudheren e shtyper ne koke po nuk e di a kam me pas ndonje resultat te mir apo kam frike se mund ti demtoj floket ma shum me hudher, kur e qes hudheren ne koke, koka me djeg bukur mir prej hudheres… A mundet hudhera te mi demtoj floket se koka me djeg prej hudheres?

    Ju lutem doktorr te me ndihmoni?
    Besoj se do me pergjigjeni.
    Ju faliminderit shum

    • Dr Hysni Dankshi:

      Mos e perdorni me hudhren por dergoni dike ta marrin ilacin bimore tek une qe eshte enkas per ju . Me respekt dr Hysniu.

  • a ka diqka per renien e flokve te demtuar ose te djegur te themi,prej ngjyres hekurit per flok

  • kushtrim:

    Pershendetje doktorr a mundeni te me tregoni pasi kam pregatitur kete menyren me hith si duhet bere larja vetem pak kesi lengu, pastaj larje normale me shampo apo si ?

  • eri:

    Pershendetje , un jam nje vajze 19 vjc dhe floket me bien shume dhe gjithashtu i kam me shume ymndyre sa detyrohem ti laj shpesh , cfare kure me sugjeroni te kryej ??

  • fabio:

    Pershendetje Doktorr!!! Jam nje djal 22 vjec, kam zbokth dhe floket me yndyr.Me bien floket dhe me jan rralluar anash dhe ne mes te ballukeve. Doja te dija nese ka ndonje kure per te dyja keto probleme sepse perdor shampo kundra zbokthit dhe perseri kam. Gjithashtu doja te dija deri ne cfare moshe floket dalin te reja dhe nese keto problemet e mija kurohen dhe floket nuk bien me mundet qe floket te shpeshtohen? Te lutem doktorr me kthe pergjigje se kjo gje me ka merzitur jasht mase.

    • Dr Hysni Dankshi:

      Fabio une kam pergaditur nje ilace bimore enkas per problemin tuaj ejani te konsultihemi nga afer & te marresh mjekimin. Klinika ime ndodhet ne qender te Tiranes mbrapa muzeut kombetar tek lokal Pjazza. Bej vizita nga e hena ne te shtune nga ora 8.30 – 14.30 te djelen pushim. Cel; 0692106127 Cel; 0695238127 me respekt dr Hysniu.

  • elda:

    Pershendetje doktor jam elda 25 vjece qe mbas lindjes se vajzes me ka filluar renia e flokut kam pasur nje flok Shum Te dendur ndersa tani e kam Shum Te rrall lekuren e kam Te that dhe me zbokth dh flokun e kam Te yndyrshem dhe me bien Shum flok cfar me keshilloni ?faleminderit

    • Dr Hysni Dankshi:

      Elda eja per konsult tek klinika te shikojj renien e flokeve pastaj te jap mjekimin , sepse kam pergaditur nje ilace bimore ankas per shqetesimin qe ju keni. Me respekt dr Hysniu. Cel; 0692106127.

  • Beslinda:

    Pershendetje doktor.
    Jam 28 vjec, jetoj ne Londer.
    Kam rreth 1.5 vite qe vuaj nga spoliatroza cervikale. Me jep dhimbje qafe dhe koka mbrapa me ben miza. Kjo gje me streson shume.
    Puna ime eshte gjithe diten para kompjuterit.
    Ju lutem me keshilloni dicka.

    Faleminderit.

    Beslinda

  • Dr Hysni Dankshi:

    Eja per konsult ne klinike. Dr Hysniu

  • Dr Hysni Dankshi:

    Anda pacienti nuk munde te sherohet vetem me keshillat qe ne japim nepermjet internetit ; prandaj pacienti per sqarimet e metejshme duhet te marrin kontakte drejt perdrejt me mjekun & nuk kam koh qe c’do pacienti ti kthej pergjigje disa here sepse nuk eshte normale ; kur mjeku nuk merr kontakt me pacientin atehere si munde ta sherojme ato. Nga dr Hysniu.

  • NARDI:

    NË ÇFARË ORE MBASDITE JENI NË KLINIKË DR HYSNIU?

  • kisha dasht me knaqsi te vija ne kliniken tende por shum larg dhe skam me ke te vij,vetem flokt bien non stop,skam qfar ti bej gjithsesi falmderit te pershendes ariona..

  • Berati:

    mirembrema zotri doktorr.
    Une jam aj djali nga belgjika qe me pat then mos e perdorni hudheren.
    Une me gjith qef kisha ardhur ta marr ilaqin po nuk mundem deri veren e ardhme po ju a kishit mundur te ma jepni ndonje keshille ju lutem per renje te flokve dhe yndyrsiren e flokve?

    Ju faliminderit shum Zotri doktor Hysniu

  • Dr Hysni Dankshi:

    Une punoj ne klinike nga e hena ne te shtune nga ora 8-30 deri ne oren 14-30 te djelen pushim ; pra ne qender te Tiranes mbrapa muzeut kombetar tek lokal Pjazza

  • ela:

    ckemi jam nje vajze 13 vjecare edhe me kane rene floket ne dy anet e kokes dhe po me bien serish pas kokes me thoni si tia bej

  • Dr Hysni Dankshi:

    Ela eja per konsult tek klinika qe te shikoj renien e flokeve pastaj te jap mjekimin. Nga dr Hysniu.

  • Dr Hysni Dankshi:

    Mua me vijne per vizite nga gjithe vendet e botes nga Danimarka Holanda Amerika Gjermani Zvicerra etj. Besoj edhe ju nuk jeni kaq large me mua. Megjithate jeni ju ato qe vendosni per shendetin tuaj.Me respekt dr Hysniu.

  • Dr Hysni Dankshi:

    Perdorni per lyrje kokes cdo darke vajin e fares se zeze per 10 dite rresht. Nga dr Hysniu.

Leave a Reply