Femrat qe konsumojne vaj ulliri, me te mbrojtura nga kanceri i gjirit

Ne mjekesine popullore ulliri perdoret per sherimin e disa semundjeve. Si ilaç popullor nga ulliri perdoren kokrrat, vaji i tij, gjethet dhe levorja e drurit. Kjo peme shumevjeçare eshte cilesuar nga te gjithe mjeket popullore si nje shtyse per t’i dhene harmoni organizmit. Ne intervisten e perjavshme me gazeten “Albania”, mjeku popullor Hysni Dankshi ka shpjeguar efektet kuruese te ullirit dhe menyren e perdorimit te tij. Gjethet e ullirit gjenden ne peme gjate gjithe vitit, por mund te grumbullohen ne muajt dhjetor-shkurt. Keto gjethe thahen dhe mund te perdoren me pas si ilaç bimor ne çdo stine.

Efektet e perdorimit

Vaji i ullirit perdoret gjeresisht per vlerat e tij te larta dietike dhe mjekesore. Gjethet dhe lekura e ullirit permbajne tanine, per kete arsye ato jane te hidhura dhe kane veti rrudhese tonike. Por keto dy pjese te kesaj peme kane dhene rezultate shume te mira kunder semundjes se tensionit te larte, temperatures se larte, arteriosklerozes, etj.

Kura qe rekomandohet

Ne rastet e semundjeve me temperature te larte, gjethet dhe lekura e ullirit kane veti diuretike si dhe pakesojne sheqerin ne gjak. Per keto raste u rekomandohet te gjithe te prekurve nga temperatura e larte qe te perdorin kete kure.
Merren 40-50 gjethe ulliri dhe zihen ne gjysme liter uje derisa te mbetet 3/4 e ujit. Pergatesa ftohet, kullohet dhe me pas hidhet ne te nje luge sheqer ose mjalte. Rekomandohet te pihet nga nje filxhan çaji ne dite.
Çaji i mesiperm ka dhene rezultate te mira edhe ne uljen e tensionit te larte te gjakut. Ulliri eshte nje ilaç popullor qe sherben edhe per sherimin e dhembjeve te stomakut dhe kunder te vjellave. Per te qetesuar dhembjet e stomakut merren 100 gjethe ulliri, te cilat zihen ne nje liter uje derisa te mbetet gjysme litri. Me pas kullohet dhe pihet tri here ne dite nga nje filxhan çaji para buke. Kjo kure duhet te vazhdoje per tri dite rresht.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit tretet mire dhe perthithet lehte nga organizmi. Ai eshte nje qetesues, sepse pakeson dhembjet dhe ndihmon ne tretjen e gureve ne temth.
Por sherimi arrihet duke pire çdo dite nga nje filxhan me vaj ulliri çdo mengjes esell per pese dite radhazi. Vaji i ullirit ndihmon edhe per heqjen e gureve ne veshka si dhe lehteson dhembjet e veshkave. Ai gjithashtu lehteson lirimin e gypit tretes nga mbeturinat ushqimore si dhe lufton kapsllekun dhe kolitin.

Perdorimi

Per keto qellime, vaji i ullirit duhet te perdoret i fresket dhe jo i djegur. Nese ai eshte i djegur e ngacmon stomakun duke shkaktuar djegie ne stomak, sepse mbetet i patretur dhe shkakton dhembje koke. Per sherimin e kapsllekut dhe kolitit, vaji i ullirit perdoret ne kete menyre: Merret nje luge gjelle me vaj ulliri, futet ne nje gote te mbushur deri ne gjysme me uje dhe pihet ne mengjes esell.

Kokrrat e ullirit

Kokrrat e ullirit bejne mire kur i konsumojne ata qe vuajne nga semundja e sheqerit. Eshte e keshillueshme qe diabetiket te hane sidomos kokrra jeshile, te cilat shuajne etjen qe shkakton diabeti. Kokrrat e gjelberta te ullirit sherojne diabetin, por te semuret me kete semundje duhet te hane nga pese kokrra ulliri te gjelberta esell ne mengjes per pese dite rresht.

Vetite dietike dhe fitofarmaceutike

Ullinjte konsumohen si kokrra, te kripur dhe te ruajtur. Vaji i ullirit perdoret gjeresisht per vlerat e larta dietike dhe mjekesore. Ulliri eshte nje peme mjekesore e mrekullueshme. Gjethet e ullirit dhe levoret e degeve permbajne tanine dhe kane shije te hidhur. Vaji i ullirit vepron me efekt edhe kunder krimbave parazitare, duke perdorur dozen e mesiperme. Perdorime te shumta ka gjetur vaji i ullirit per ferkime te ndryshme (masazhe), mbasi ai ka vetine te ruaje trupin te ngrohte. Zbut dhe mbyll plaget e ndryshme dhe mjekon djegiet e shkaktuara ne lekure, duke ndihmuar ne riperteritjen e indeve te demtuara. Zbut floket dhe forcon rrenjen e tyre, duke luftuar zbokthin. Nese vaji i ullirit perdoret si melhem per lyerje, forcon floket dhe ndalon te thinjurit. Me vaj ulliri pergatiten mjaft pomada e preparate te tjera. Pirja e vajit te ullirit eshte e dobishme kunder helmimit. Ky vaj lehteson dhembjet ne lukth dhe zorre dhe mbyt parazitet ne zorre. Lyerja e trupit me vaj ulliri dhe pirja e tij ndihmon ata qe kane probleme me hemorroidet (majasellin). Pirja e vajit te ullirit keshillohet nga mjeket popullore edhe per te semuret me pneumoni. Ullinjte e gjelber kane vlera te shumta ushqyese e gjithashtu forcojne barkun dhe stimulojne potencen seksuale. Ullinjte e hidhur jane te mire per trajtimin e djegieve. Te pertypurit e gjetheve te ullirit ndihmon ne rastet e inflamacionit te mukozes se gojes, herpesit, dermatitit buloz dhe kromes. Nga pomadat dhe preparatet e tjera qe pergatiten me vajin e ullirit mjekohen plage te ndryshme, djegie te lekures, duke ndihmuar ne riperteritjen e indeve te demtuara.
Vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit

Grate qe konsumojne shume vaj ulliri ne ushqimet e tyre jane me pak te rrezikuara nga kanceri i gjirit. Shkencetaret ne Shtetet e Bashkuara kane zbuluar se dieta mesdhetare ne te cilen perdoret shume vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit. Studiuesit qe i botuan rezultatet e punes se tyre ne revisten “Analet e Onkologjise” jane shprehur se acidi oleik qe gjendet ne vajin e ullirit mund te ndihmoje ne kurimin e kesaj semundjeje. Studimet e meparshme kane treguar se per grate qe jetojne ne vendet ku perdoret nje diete e pasur ne proteina, rreziku nga kanceri i gjirit eshte pese here me i larte se ne ato vende ku kultura e te ushqyerit eshte per nje diete me me pak kalori. Megjithate, grate qe ushqehen me vaj ulliri duket se jane te mbrojtura nga ky lloj kanceri. Studiuesit ne Spanje dhe ne SHBA gjeten se nje prej perberesve te vajit te ullirit ul me gjysmen e tyre nivelin e substancave qe shkaktojne kancerin e gjirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze te gjirit treguan se acidi oleik e bente me te efektshem medikamentin qe perdoret kunder kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave qe lufton tumoret. Tani shkencetaret do te shohin nese teoria e tyre provohet gjate eksperimenteve me kaviet.

Leave a Reply